Kërko

Pope Francis' Angelus prayer Pope Francis' Angelus prayer 

Papa: Kisha ripohon bukurinë e martesës, dhe është pranë atyre që vuajnë

Në lutjen e Engjёllit Tёnzot Papa kujtoi se "dashuria e dhurimit reciprok mbështetur nga Krishti" i mban bashkëshortët së bashku, ndërsa kërkimi i "kënaqësisë personale" i ndan ata. Kisha nuk dënon, është e thirrur qё "t'i kthejë tek Zoti zemrat e plagosura ose të humbura".

R.SH. - Vatikan

"Para kaq shumë dështimeve të dhimbshme martesore”, Kisha, e cila "nuk lodhet kurrё sё konfirmuari bukurinë e familjes", ndjehet gjithashtu e thirrur "për të qenё me praninë e saj shenjё dashurie dhe mëshire, ​​për t’i sjellë përsëri tek Zoti zemrat plagosur dhe të humbura” tё atyre qё përjetojnë dështime. Papa Françesku u shpreh kёshtu gjatё lutjes sё mesditës tё Engjëllit Tёnzot, nё sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan, duke komentuar Ungjillin e kësaj sё diele, dhe provokimin e farisenjve qё na tregon Shën Marku, tё cilёt i kёrkojnё Jezusit, "nëse është e ligjshme që burri ta ndajë gruan, siç e parashikonte ligji i Moisiut”.

Burri dhe gruaja kompletohen në martesë

Jezusi, shpjegoi Ati i Shenjtё Françesku, e rivёshtron urdhrin e Moisiut duke thënë se rregullorja ka qenё shkruar "për shkak të ngurtësisë së zemrës", çka do tё thotё, për t’i "mbyllur vrimat e hapura (prodhuara) nga egoizmi ynё", por "nuk përputhet me qëllimin a parё, atё origjinal të Krijuesit”. Në fakt, Krishti citon librin e Zanafillës, tё cilin liturgjia e kёsaj sё diele na ofron në leximin e parë, për të shpjeguar se në planin e Zotit "nuk ka një burrё që martohet me një grua, dhe nëse gjërat nuk shkojnë, atёherё gruaja le tё lёshohet, tё divorcohet. Jo. Në vend të kësaj, burri dhe gruaja  janё tё thirrur për të njohur njëri-tjetrin, për të plotësuar njëri-tjetrin, për të ndihmuar njëri-tjetrin në martesë".

Nëse fiton interesi i individit, bashkimi thyhet

Mësimi i Jezuit, theksoi Papa, "është shumë i qartë dhe e mbron dinjitetin e martesës, si një bashkim dashurie që nënkupton besnikëri".

"Ajo që u mundëson bashkëshortëve të qёndrojnё të bashkuar në martesë është dashuria e dhuruar anasjelltas, mbështetur nga hiri i Krishtit".

Nëse pёrkundrazi, nga ana tjetër, interesat individuale dhe kënaqësia mbizotërojnë tek bashkëshortët, atëherë bashkimi i tyre nuk mund të rezistojë.

Jezusi nuk e lejon fundosjen e marrëdhënies

Në fakt, edhe Ungjilli na kujton se burri dhe gruaja "mund të bëjnë me dhimbje gjeste që "dëmtojnë marrëdhëniet dhe dashurinë. Por Jezusi, sqaroi Papa, "nuk e pranon lëshimin (divorcin) dhe gjithçka tjetёr që mund të çojë në fundosjen e marrëdhënieve". Kёshtu e konfirmon planin e Hyjit, në të cilin "forca dhe bukuria e marrëdhënies njerëzore" është thelbësore. Kisha në njërën anë nuk lodhët kurrё sё konfirmuari bukurinë e familjes siç ёshtё dorëzuar (transmetuar) nga Shkrimet e Shenjta dhe tradita, e në të njëjtën kohë, përpiqet për të bërë nё mёnyrё qё njerëzit, ta ndjejnë konkretisht afërsinë e saj amnore, pranё atyre që jetojnë përvojën e marrëdhënieve të thyera ose që i çojnё pёrpara në një mёnyrё plot me vuajtje dhe lodhje.

Zoti e shëron dashurinë e plagosur me falje

Për Papёn Françesku kjo është "mënyra e Zotit për të vepruar" me ne popullin e tij jobesnikë, që na mëson se ...

dashuria e plagosur mund të shërohet nga Hyji nëpërmjet mëshirës dhe faljes. Prandaj, në këto situata, Kishёs nuk i kërkohet menjëherë dhe vetëm dënimi. Në të kundërtën, para kaq shumë dështimeve tё dhimbshme martesore, ajo ndjehet e thirrur për të jetuar praninë e saj të dashurisë, të bamirësisë, të mëshirës dhe të mirëkuptimit, dhe për t’i sjellë tek Zoti zemrat e plagosura e tё humbura.

Bashkëshortët dhe dhurata e Zotit që ripërtërihet

Le t’i kërkojmë Marisë Virgjër, përfundoi Papa, që t’i ndihmojё "bashkëshortët të jetojnë dhe të përtërijnë gjithmonë bashkimin e tyre duke filluar nga dhurata origjinale e Hyjit".

Pas lutjes së Engjëllit Tёnzot, Papa Françesku kujtoi se të shtunën e ardhshme në Romë do të mbahet Dita e Parë e Katakombëve. "Shumë vende - shpjegoi Ati i Shenjtё - do të jenë të hapura për publikun, me laboratorë didaktik dhe ngjarje kulturore". Dhe falënderoj Komisionin Papnor për Arkeologjinë e Shenjtë për kёtё iniciativë.

07 tetor 2018, 16:41