Kërko

 Papa Françesku takohet me Papën Benedikti Papa Françesku takohet me Papën Benedikti  

Papa Françesku takohet me Benediktin XVI në prag të lumnimit të Palit VI

Papa Françesku ishte mbrëmë në manastrin Mater Ecclesiae, në Kopshtet e Vatikanit, për të takuar Papën e nderit, në prag të Shenjtërimit të Palit VI, Oscar Romeros dhe pesë të lumturve të tjerë. Joseph Ratzinger u krijua kardinal pikërisht nga Pali VI, në Koncistorin e tij të fundit, më 27 qershor 1977.

R. SH. - Vatikan

Mbrëmë Papa Françesku ishte në manastirin e Nënës së Kishës, për të takuar Papën Benedikti XVI, në prag të Shenjtërimit të Palit VI, Oscar Romeros dhe pesë  të lumturve të tjerë. Kujtojmë se Joseph Ratzinger u krijua kardinal pikërisht nga Pali VI, në Koncistorin e tij të fundit, më 27 qershor 1977. Më 27 prill 2014 Benedikti XVI, gjithnjë si papë nderi, pati bashkëkremtuar Meshën e shenjtërimit  të paraardhësve të tij të lum, Gjon Pali II dhe Gjoni XXIII, kryesuar nga Papa Françesku. Ky bashkëkremtim hyri në histori me emrin “ mesha e katër papëve”.

14 tetor 2018, 11:13