Papa Françesku kujton, në audiencën e përgjithshme, solemnitetin e 1 e 2 nëntorit
“Nesër do të kremtojmë Solemnitetin e Gjithë Shenjtorëve e, pasnesër, Përkujtimin e gjithë besimtarëve të vdekur”. E kujtoi Papa në përfundim të audiencës së përgjithshme.
R. Sh. - Vatikan
“Nesër do të kremtojmë Solemnitetin e Gjithë Shenjtorëve e, pasnesër, Përkujtimin e gjithë besimtarëve të vdekur”. E kujtoi Papa, duke përshëndetur, në përfundim të audiencës së përgjithshme, besimtarët e gjuhës italiane. “Uroj që dëshmia e fesë e atyre që na paraprinë, të forcojë në shpirtin tonë sigurinë se Zoti e shoqëron secilin nesh në rrugën e jetës, nuk e braktis askënd e dëshiron që të gjithë të jemi shenjtorë, ashtu si edheAi është shenjt”. Ky, urimi i Françeskut që, pasditën e 2 nëntorit do të shkojë, për herë të parë, në varrezën Laurentine të Romës.
31 tetor 2018, 12:51