Kërko

 Papa pret në Vatikan, Presidentin e Koresë Papa pret në Vatikan, Presidentin e Koresë 

Në audiencë tek Papa, Presidenti i Republikës së Koresë

Gjatë bisedimeve të përzemërta të Papës me Presidentin e Koresë së Jugut u shpreh vlerësimi për angazhimin e përbashkët në favorizimin e çdo nisme të dobishme, që krijon kushtet për kapërcimin e tensioneve ekzistuese në gadishullin korean dhe për hapjen e një stinë të re paqeje e zhvillimi.

R. SH. - Vatikan

Sot, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, Papa Françesku priti në audiencë Moon Jae-in, President i Republikës së Koresë i cili, më pas, u takua edhe me  Sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin si dhe me imzot Paul Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

Gjatë  bisedës së përzemërt, u vunë në dukje marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe kontributi pozitiv, që jep Kisha në fushën shoqërore, edukative e shëndetësore, si dhe në promovimin e dialogut dhe të pajtimit të koreanëve. U vlerësua edhe angazhimi i përbashkët për favorizimin e çdo nisme të dobishme, që krijon kushtet për kapërcimin e tensioneve ekzistuese në gadishullin Korean dhe për hapjen e një stine të re paqeje e zhvillimi. Së fundi, u trajtuan disa çështje  me karakter rajonal.

Mesha për gadishullin Korean. Kardinali Parolin: paqja, para së gjithash, është dhuratë e Zotit

Dje pasdite, në Bazilikën e Shën Pjetrit, sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin kremtoi “Meshën për paqen”, kushtuar gadishullit korean, në të cilën mori pjesë edhe Presidenti i Republikës së Koresë,  Jae-in Moon.

18 tetor 2018, 16:55