Në audiencë tek Papa, Presidenti i Kolumbisë, Duque Márquez
Papa u takua sot me Presidentin e Kolumbisë, Duque Márquez.
R. SH. - Vatikan
Papa u takua sot me Presidentin e Kolumbisë, Duque Márquez. Gjatë bisedimeve të përzemërta u theksua kryesisht kontributi i Kishës vendase në procesin e paqes, mbrojtjen e jetës, luftën kundër korrupsionit dhe trafikut të drogës, mbrojtjen e ambientit dhe situatën e emigrantëve.
22 tetor 2018, 14:44