Kërko

Papa Gjon Pali II në Shqipëri Papa Gjon Pali II në Shqipëri 

Françesku: gjithnjë aktuale, fjalët e Papës Wojtyla

Duke përshëndetur shtegtarët polakë në audiencën e përgjithshme, Papa Françesku kujtoi kremtimin e djeshëm të 40-vjetorit të zgjedhjes së Karol Wojtyla-s, sot Shën Gjon Pali II, në Selinë e Shën Pjetrit.

R.SH. - Vatikan

Një ditë pas 40-vjetorit të zgjedhjes së shën Gjon Palit II në krye të Kishës universale, Papa Françesku, gjatë audiencës së përgjithshme, ndërsa përshëndeste shtegtarët polakë në Sheshin e Shën Pjetrit, e kujtoi me këto fjalë:

         “Janë gjithnjë aktuale fjalët, që shqiptoi ditën e përurimit të papnisë së tij: Mos kini frikë! Hapjani, madje dykanatësh, portat Krishtit! Ato vijofshin ta frymëzojnë jetën tuaj personale, familjare dhe shoqërore; qofshin inkurajim për ta ndjekur besnikërisht Krishtin, për ta ndierë praninë e Tij në botë e në të tjerët, sidomos ndër më të varfërit e më nevojtarët për ndihmë. Vërtet, njeriu, siç na mësonte Papa i ardhur nga kombi i polakëve, është udha e Kishës”.

17 tetor 2018, 13:04