Znj. Majlinda Dodaj me kardinalin Ernest Simoni Znj. Majlinda Dodaj me kardinalin Ernest Simoni 

Audiencë e veçantë e shqiptarëve me Papën, për Skënderbeun. Flet znj. Dodaj

50 vjet pas audiencёs sё Palit VI, mё 19 nёntor 2018, nё ora 12.00 në Vatikan, Papa Françesku do tё ketё njё audiencё pёr shqiptarёt, me rastin e Vitit mbarëkombëtar kushtuar 550-vjetorit tё vdekjes sё Gjergj Kastriot.

R.SH. - Vatikan

Kanë kaluar 50 vjet që nga ai 25 prill i vitit 1968, kur në kohën e diktaturës komuniste në Shqipëri, shqiptarët e diasporës - edhe pse pa bashkatdhetarët e tyre nga vendi amë, mbyllur në atdheun e kthyer në burg - erdhën në Vatikan, në audiencë tek Papa Pali VI, që vetëm pas pak ditësh, më 14 tetor, do të shpallet shenjt nga Kisha Katolike. Ishte atëherë, 500-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut e shqiptarët vinin të kujtonin bashkë me Atin e Shenjtë, gjestet e atij që u quajt “Athleta Christi”.

Tani, pas 50 vjetësh, pikërisht në përfundim të Vitit mbarëkombëtar kushtuar Kastriotasit, sërish shqiptarët do të shkelin në sheshin e Shën Pjetrit e në sallat e Pallatit Apostolik, në Vatikan, për një audiencë me Papën Françesku, në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut.

Atëherë, në gjuhën shqipe – siç dëshmon në revistën Shêjzat, Karl Gurakuqi – Papa Pali VI u tha shqiptarëve se “shpirti me të cilin ju e kujtoni ketë ditë asht ai i gjithëmonshmi i fisit t’uej, i cili gjith herë mbi çdo interes ka vu vlerat e trashigueme të besës, te nderit e të burrnis”. Kësaj radhe, është hera e dytë që një përfaqësi shqiptarësh do të vijë në Vatikan për të kujtuar Heroin e madh Kombëtar së bashku me Papën Françesku. Takimi është organizuar nga ambasada e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë.

E ne kemi ftuar sot në studio, zonjën Majlinda Dodaj, e ngarkuar me punë në këtë ambasadë, në krye të misionit diplomatik shqiptar. Me takimin tek Papa, ambasada kurorëzon kështu, një sërë veprimtarish, në kuadrin e Vitit kushtuar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Ia japim fjalën zonjës Dodaj, në mikrofonin e Klaudia Bumçit

Dëgjo intervistën me zonjën Majlinda Dodaj...
06 tetor 2018, 18:06