Kërko

Pope Francis in Lithuania Pope Francis in Lithuania 

Papa tё rinjve nё Lituani: jeta nuk ёshtё vepёr teatrale, po dhuratë e Zotit. Ecni udhës sё Jezusit

Papa të rinjvë: Mos kini frikë të vendoseni për Jezusin, ta përqafoni kauzën e Tij, atë të Ungjillit, të njerëzimit, të personave. Jezusi u pret gjithmonë nё udhëkryqet e jetës suaj.

R.SH. - Vatikan

Duke u takuar me të rinj në sheshin e katedrales së Vilniusit, Papa Françesku theksoi se Zoti "nuk do të zbresë kurrë nga barka e jetës suaj": "Jezusi na dhuron kohëra të gjera dhe bujare, ku ka vend për dështimet". "Ai nuk do të ndalet kurrë duke na udhëhequr udhës sё jetёs, edhe nëse herë pas here me vepra tona e dëmtojmë veten".

"Jeta juaj nuk është vepёr teatrale, ёshtё reale, është e vërtetë, konkrete, si ajo e secilit prej nesh që jemi këtu, në këtë shesh të bukur të vendosur mes këtyre dy lumenjve". Kёshtu tha mes tjerash Papa Françesku nё fjalimin drejtuar të rinjve, të cilët e pritën Atin e Shenjtё që nga mëngjesi i hershëm, në sheshin Katedrales së Vilniusit, në përfundim të ditës së tij tё parë në Lituani.

"Zoti kalon gjithmonë në jetën tonë", siguroi Papa Françesku, pasi i dëgjoi dëshminë prekëse tё dy të rinjve: "Si kjo Kishë katedrale, ju keni përjetuar situata tё vёshtira, që u kanё rrëzuar përdhe, zjarre nga të cilat dukej se nuk do tё mund të shpëtonit e nuk do tё mund tё rimerrni mё veten.

Disa herë ky tempull u përpi prej flakëve, u shemb, e megjithatë gjithmonë ka pasur njerëz tё tillё që e kanë ndërtuar përsëri, persona qё qëndruan, dhe para vështirësive nuk u demoralizuan, njerёz qё nuk u ligështuan kurrë”.  "Është një këngë e mrekullueshme alpine", u tha Papa tё rinjve, e cila na kujton se: «Në artin e ngjitjes lart malit, sekreti nuk ёshtё tё mos rrëzohesh, tё mos biesh, por tё mos rrish përdhe. E tё rifillosh gjithmonë nga e para, e kështu tё ngjitesh lart, si kjo katedrale". "Edhe liria e vendit tuaj është ndërtuar mbi ata që nuk e kanë lejuar veten të përmbysen, tё mposhten nga terrori dhe fatkeqësitë", vërejti Papa Françesku.

Mos kini frikë të vendoseni për Jezusin, ta përqafoni kauzën e Tij, atë të Ungjillit, të njerëzimit, të personave. Jezusi u pret gjithmonë nё udhëkryqet e jetës suaj, pёr t’u prirë udhës sё jetës, udhësh sё lumturisë sё vërtetё.

"Mos jini të rinj tё labirintit, nga i cili është vështirë të dalësh, por të rinj në udhëtim". "Jo nё labirint, po në udhёtim, rrugёs pёrpara!". Me këtë ftesë përfundoi dialogu ndёrmjet Papës dhe të rinjve. E takimi me rininё ishte edhe momenti i fundit publik i ditës së parë të udhëtimit tё Papёs Françeskut në vendet baltike. "Gjëja më e rrezikshme është ngatërrimi i udhëtimit me labirinit," saktёsoi Ati Shenjtё Françesku.

22 shtator 2018, 18:04