Kërko

Papa Françesku ne Estoni Papa Françesku ne Estoni 

Papa Françesku: liri do thotё "t’i pranosh diferencat"

Liria është fjala kyçe e udhëtimit tё Papës në Shtetet Baltike. Të vigjilojmë ndaj "çdo fare të re të dëmshëm" që endet nëpër Evropë. Mbrëmë, posa mbёrrini nё Romё Papa Françesku shkoi në Bazilikën e Shёn Marisё sё Madhe tё falënderuar Zotin, përmes Zojёs Madhe, për udhëtimin apostolik.

R.SH. - Vatikan

Nёse e ripërshkojmë shkurt udhëtimin e Papës Françesku në Shtetet Baltike, 25 vjet pas Gjon Pali II, liria është fjala kyçe për Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë. Me një mesazh specifik për Evropën dhe sëmundjet e saj të mirëqenies, që nuk do të thotë automatikisht "të jetosh mirë", siç e shpjegoi  Ati i Shenjtё në etapën e fundit tё udhëtimit në Estoni. Liria është "pranimi i diferencave" qё pasurojnë e përforcojnë, tha Papa Françesku qё nga fjalimi i tij i parë në tokën lituaneze.

Duke vështruar "kodrën e kryqave", gjatë lutjes sё Engjëllit Tёnzot në Kaunas, para 100 mijë njerëzve, Papa kërkoi të vigjilojmë ndaj "çdo fare të re të dëmshëm" që mund të endet nëpër Evropë nën formën e "këngëve të sirenës". Në Meshën e fundit në Tallin, Papa iu drejtua jo vetëm pakicës katolike estoneze - "një grigjë e vogël", e përkufizoi duke lavdëruar aftësinë e saj të mirëpritjes - por të gjitha republikave baltike: "Ju nuk e keni arritur lirinë tuaj për tё përfunduara si skllevër të konsumit, individualizmit apo etjes për pushtet apo dominim".

Liria ёshtё – tё cilёn duhet ta lidhim ngushte me kujtesën, nënkuptuar si karburant (energji) për të ardhmen - emëruesi i përbashkët i udhëtimit papnor në tre shtetet baltike "që i ngjajnë njëri-tjetrit, por janë të ndryshme", siç u shpjegoi Papa Françesku gazetarëve në aeroplanin për në Vilnius.

Papa falënderoi Zojёn e Bekuar në Santa Maria Maggiore për udhëtimin në vendet Baltike
Dje në mbrëmje, posa mbёrrini nё Romё nga Talin, në fund të vizitës së tij intensive apostolike në Shtetet Baltike, para se të kthehej në Vatikan, Papa Françesku shkoi në Bazilikën e Shёn Marisё sё Madhe për t'u lutur para ikonës mariane ‘Salus populi Romani’. Një lutje falënderimi Zotit, përmes ndërmjetësimit tё Zojёs Madhe,  për udhëtimin katër-ditor apostolik në Lituani, Letoni dhe Estoni.

26 shtator 2018, 09:18