Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Papa në Estoni: fjalimi autoriteteve Pope FrancisPapa në Estoni: fjalimi autoriteteve  (ANSA)

Papa në Estoni: fjalimi autoriteteve, në 25 vjet keni bërë "hapa gjigantë", "kultivoni kujtesën"

Papa Françesku gjatë vizitës në Estoni, në takim me autoritetet e vendit, tha se "mirëqenia nuk është gjithmonë sinonim i jetës së mirë".

R.SH. - Vatikan

"Popullit tuaj iu desh të kalonte, në periudha të ndryshme të historisë, momente vuajtjesh dhe mundimesh. Lufta për liri dhe pavarësi, ka qenë gjithmonë në diskutim ose është kërcënuar": megjithatë, "në 25 vjetët e fundit - kur ju u kthyet plotësisht në familjen e kombeve - shoqëria estone bëri hapa gjigantë e kështu vendi juaj, edhe pse i vogël, është ndër të parët, sipas treguesit të zhvillimit njerëzor, për kapacitetin e tij për t’i realizuar reformat, e pastaj tregoi edhe nivelin e lartë të lirisë së shtypit, të demokracisë dhe lirisë politike. Ju gjithashtu i përforcuat lidhjet e bashkëpunimit dhe të miqësisë me vende të ndryshme".

Ky është homazhi i Papës drejtuar popullit të Estonisë, që në fjalimin e tij të parë, mbajtur në pallatin presidencial në takim me autoritetet, shoqërinë civile dhe të trupit diplomatik, duke vlerësuar "aftësinë e qëndresës që i mundësoi këtij populli për të rifillonte nga e para përballë shumë vështirësive e situatave armiqësore ". "Për shekuj me radhë, këto toka janë quajtur" Toka e Marisë ", Maarjamaa," tha Papa Françesku: "Një emër që jo vetëm i takon historisë tuaj, por është pjesë e kulturës tuaj", nënvizoi Ati i Shenjtë duke e përqendruar fjalimin e tij në dy fjalë: "Kujtesë dhe fekonditet".

"Të jesh tokë e kujtesës do të thotë të dish se vendi e gjendja ku keni arritur sot, është realizuar falë përpjekjeve, punës, shpirtit dhe fesë së etërve tuaj”, tha Papa Françesku: "Të kultivosh kujtesën mirënjohëse ju mundëson t’i identifikoni të gjitha rezultatet që ju sot i gëzoni, së bashku me historinë e burrave dhe grave që kanë luftuar për ta bërë të mundshme këtë liri, e ju sot jeni të thirrur t’i nderoni ata që e bënë të mundshme këtë, e të hapni shtigje të reja për ata që do të vijnë pas jush".

25 shtator 2018, 09:32