Kërko

Papa në takimin me të varfërit në Talin të Estonisë Papa në takimin me të varfërit në Talin të Estonisë 

Papa me të varfërit, në Estoni: feja shkon në rrugë, si motrat e Nënë Terezës

Në katedralen e Talinit, Papa Françesku takohet me njëqind vetë, të ndihmuar nga veprat bamirësie të Kishës, me motrat e Nënë Terezës dhe me personelin e Karitasit.

R.SH. - Vatikan

“Feja misionare shkon si këto motra në rrugët e qyteteve tona, të lagjeve tona, të bashkësive tona, duke thënë me gjeste shumë konkrete: je pjesë e familjes, e familjes së madhe të Zotit, në të cilën të gjithë e kemi një vend. Mos rri jashtë”.

Motrat e Nënë Terezës, engjëj të bamirësisë

         Motrat e Nënë Terezës janë ato për të cilat flet Papa, në takimin me të varfërit, që ndihmohen nga Kisha, në Estoni. Gjatë vizitës në katedralen e Shën Pjetrit e të Shën Palit, në Talin, Ati i Shenjtë takon një çift me nëntë fëmijë, ndihmuar nga motrat e persona të tjerë, ndihmuar nga organizata të tjera bamirëse kishtare. “Ku ka fëmijë e të rinj, ka shumë sakrifica, por sidomos ka të ardhme, gëzim e shpresë”, i drejtohet Papa çiftit, duke i ftuar të gjithë të dalin nëpër lagjet e qytetit, për t’u thënë të gjithëve se janë pjesë e bashkësisë, për t’u dhënë atyre një mundësi të re jete.

Marina: më ndihmuan motrat e Nënë Terezës

         Më të vegjlit i ofrojnë lule Papës, ndërsa nëna e nëntë fëmijëve, Marina, tejet e emocionuar, ofron dëshminë e saj. 13 vjet më parë – periudha më e errët – kishte pesë fëmijë e burrin në burg për tre vjet. Një ditë, fëmijët kthehen në shtëpi, të shoqëruara nga dy murgesha veshur me sarin bardh e blu. Motrat sjellin ushqime, veshje e libra, e kthehen edhe herë të tjera. “Janë engjëjt e Zotit”, dëshmon Marina, mirënjohëse. Tashmë, jeton me burrin. Problemet nuk kanë përfunduar, por jeta është më e qetë.

Vladimir: falë motrave të Nënë Terezës pashë dritë në jetë

         Pas saj, Vladimiri, dikur, alkoolist. Mbërrin në shtëpinë e murgeshave të themeluara nga shenjtja shqiptare e bamirësisë e motrat e Nënë Terezës e mësuan të shohë dritën e Zotit në jetën e vet.

         Motrat, nënvizon Papa, janë shembulli i fesë, që nuk “ka frikë ta lerë rehatin, të impenjohet e të dalë me guxim”, për hir të dashurisë së Krishtit, e cila “i thyen zinxhirët, që na izolojnë e na ndajnë, duke ndërtuar ura”.

25 shtator 2018, 14:18