Fëmijët sirianë në Morek, në mes të rrënojave të luftës Fëmijët sirianë në Morek, në mes të rrënojave të luftës 

Tweet i Papës në Ditën e Paqes: “paqja nuk arrihet rastësisht”

Në një tweet, Papa Françesku pohon se “Paqja zgjidhet, nuk mund të imponohet e nuk arrihet rastësisht”.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku tërheq vëmendjen ndaj impenjimit për paqen, pikërisht në Ditën e sotme ndërkombëtare të Paqes, themeluar nga OKB-ja më 30 nëntor 1981. Në një tweet ai shkruan: “Paqja zgjidhet, nuk mund të imponohet e nuk arrihet rastësisht”.

Konfliktet në botë

         Aktualisht, në botë, vijojnë, me pasoja shkatërrimtare, rreth 30 konflikte. Vetëm në Siri, konflikti, që po zgjat më tepër se Lufta II Botërore, ka shkaktuar tashmë më se gjysëm milion viktima, gati 6 milion refugjatë dhe rreth 7 milion të shpërngulur të brendshëm. Të krishterët e të gjitha denominacioneve japin kontributin e tyre në lehtësimin e plagëve të luftës, sidomos në Afrikën Qendrore, në Sudanin e Jugut, në Libi e në Lindjen e Mesme, por kërkojnë edhe korridore humanitare për refugjatët; viza drejt Perëndimit për kategoritë më të ligështa si fëmijët, gratë e të moshuarit; impenjimin e qeverive për të penguar shfrytëzimin nga ana e trafikantëve, në dëm të atyre, që ikin për shkak të luftës. Sot në botë, akoma nuk është gjetur një zgjidhje e përshtatshme për më se 68 milion refugjatët, viktima të luftës, të diskriminimeve racore e të fatkeqësive natyrore.

21 shtator 2018, 14:54