Kërko

Papa Françesku në një takim me neokatekumenalët, 6.03.2015 Papa Françesku në një takim me neokatekumenalët, 6.03.2015 

Papa u telefonon seminaristëve neokatekumenalë

Ngjarja ndodhi të shtunën, më 8 shtator, por lajmi u dha sot nga vetë Ecja Neokatekumenale.

R.SH. - Vatikan

Gjatë një takimi neokatekumenalësh, në Porto San Giorgio të Italisë, Papa Françesku i befasoi të gjithë duke i telefonuar themeluesit dhe përgjegjësit ndërkombëtar të Ecjes Neokatekumenale, Kiko Arguello e, duke i ftuar 800 seminaristët e pranishëm ta mbajnë vështrimin të ngulur tek Zoti. Ngjarja ndodhi të shtunën, më 8 shtator, por lajmi u dha sot nga vetë Ecja.

         Pasditen e së shtunës, ekipi ndërkombëtar përgjegjës i Ecjes Neokatekumenale, përbërë nga Kiko Arguello, Maria Ascension Romero dhe atë Mario Pezzi, ndodhej në një takim me më se 1.200 vetë, kur Ati i Shenjtë telefonoi për t’u thënë të gjithëve fjalë inkurajimi. “Vështroni gjithnjë Zotin! Përpara!” u tha Papa Françesku. Ndërsa asambleja heshtëte për ta dëgjuar më mirë, vetë Bergoglio vijoi: “A e kuptuat?”. Të gjithë u përgjigjën njëzëri: “Po!”, ndjekur nga një duartrokitje e stuhishme. Së fundi, Papa Françesku u dha bekimin gjithë të pranishmëve.

10 shtator 2018, 13:57