Kërko

Papa me ipeshkvijte -foto nga arkivi Papa me ipeshkvijte -foto nga arkivi 

Papa takon ipeshkvijtë, që morën pjesë në Ushtrimet Shpirtërore

Françesku priti në audiencë ipeshkvijtë, që morën pjesë në Ushtrimet Shpirtërore, nga 20 gushti, deri më sot.

R. SH. - Vatikan

Sot paradite Papa priti në audiencë, në Shtëpinë e Shën Martës, rreth 40 ipeshkvij të cilët këto ditë morën pjesë në Ushtrimet Shpirtërore, organizuar nga Kongregata për ipeshkvijtë. Ushtrimet u mbajtën me porosinë e Papës Françesku i cili deshi që çdo vit ipeshkvijve të shuguruar pesë-gjashtë vjet më parë, t’u krijohet mundësia për takime e edhe për Ushtrime Shpirtërore. Kështu ipeshkvijtë e shguruar në vitet 2012-2013 u mblodhën për Ushtrimet e tyre Shpirtërore që nga 20 gushti, për të përfunduar sot. Ushtrimet u zhvilluan në dy pjesë: e para u mbajt në Ariccia, pranë shtëpisë së “Mësuesit Hyjnor”. E udhëhequr nga ipeshkvij me përvojë të sprovuar,  iu kushtua shkëmbimit të përvojës, gëzimeve, vështirësive e sfidave të përbashkëta Pjesa e dytë u mbajt në Kamaldoli, në provincën e Arezzos, me Ushtrimet Shpirtërore injaciane, udhëhequr nga një ekip etërish jezuitë.  

 

03 shtator 2018, 13:28