Kërko

Vatican Pope Angelus Vatican Pope Angelus 

Papa: përvujtëria dhe butësia e zemrës për të qenë afër njerëzve

"Zemër butë dhe të përvujtë, pranë njerëzve, me dhembshuri, me butësi dhe përdëllim. Ky është qëndrimi i Krishtit të cilin Papa Françesku e kujton sot, në një tweet të ri botuar nga faqen e tij të internetit @ Pontifex.

R.SH. - Vatikan

"Zemër butë dhe të përvujtë, pranë njerëzve, me dhembshuri, me butësi dhe përdëllim. Ky është qëndrimi i Krishtit të cilin Papa Françesku e kujton sot, në një tweet të ri botuar nga faqen e tij të internetit @ Pontifex.

I krishteri duhet të mësohet ta ruajë zemrën nga “pasionet” e nga “zhurmat” e botës, që të jetë gjithnjë gati për ta pranuar në çdo çast hirin e Zotit. Kështu, qe shprehur  Papës Françesku në homelinë e mbajtur gjatë Meshës, kremtuar më 15 qershor 2015 në kapelën e Shtëpisë së  Shën Martës, në Vatikan.

I krishteri, pohoi Papa Françesku, duhet të jetë i vetëdijshëm e të punojë, për ta “ruajtur zemrën” të jetë e lirë nga pasionet, e të ketë zemër të përvujtë, zemër të butë. E mos të harrojmë se zemrën e ruan përvujtëria, butësia, kurrë ndeshjet, grindjet, luftërat.

Të ditur e dashamirë

Ruaje zemrën, për të qenë i Zotit, ose, siç kujton Shën Pali, ruaje në  trazira, në  nevojë, në ankth, në të rrahura, në turbullime, në lodhje, në pagjumësi, në agjërim: “Po gjithë këto janë gjëra të këqija e unë duhet ta ruajë zemrën time, për të pranuar dhuratën pa shpërblim të Zotit? Po! E si t’ia bëj? Me ç’rrugë ta arrij këtë?’ Shën Pali thotë: ‘Me pastërti, me dije, me shpirtmadhësi, me  dashamirësi, me frymën e shenjtërisë’. Me përvujtërinë, mirëdashjen, durimin, që i ka sytë vetëm tek Zoti, e zemrën të hapur për Zotin, kur kalon!”.

Ta lëmë Zotin të na bëjë njerëz të thjeshtë, me bindjen se Ai u dëftohet pikërisht zemrave të thjeshta. E t’i lutemi, në këtë orë posaçërisht për të gjithë ata, që e jetojnë në varfëri e në kushtet e vështira të emigrantit, t’u çojë një rreze nga drita e mirësisë së tij, t’ua prekë zemrat, atyre e edhe ne, me atë mirësi që solli mbi botë, përmes Birit të vet,  Jezu Krishtit.

18 shtator 2018, 15:59