Versioni Beta

Cerca

Vatican News

Papa motoçiklistëve: sporti u transmeton të rinjve pasion për jetën

Sporti është mjet i pazëvendësueshëm edukativ: kështu e quajti sot Franòsku, duke iu drejtuar delegacionit të motoçiklitëve, të cilët i pritit në vatikan, Duke kujtuar përjhndetjen e kryetarit të Coni-t, Malagò, Papa kometpoi: Të jetosh me pasion, do të thotë të mos e shikosh kurrë jetën si barrë! Por si garë!

R. SH. - Vatikan

Sot, para audiencës së përgjithshme, Papa përshëndeti përzemërsisht delegacionin  e motoçiklistëve, që do të marrin pjesë në Gran Premio-Octo të San Marinos e të Bregdetit të Riminit. Takimi u mbajt në sallën e vogël, pranë asaj të Palit VI. Të pranishëm 30 vetë: drejtues, pilotë e teknikë, shoqëruar nga presidenti i Coni-t, Giovanni Malagò, të cilin Papa e falënderoi për fjalët, që ia drejtoi në fillim të audiencës.

Vlera edukative e sportit

Françesku nënvizoi menjëherë rëndësisë e sportit, edhe në shoqërinë aktuale. Shpjegoi edhe psenë:

“Kisha e konsideron veprimtarinë sportive, praktikuar duke respektuar rregullat, si mjet të vlefshëm edukativ, madje të pazëvendësueshëm. Posaçërisht për breznitë e reja. Fenomeni sportiv, në të vërtetë, të nxit për ta mundur vetveten, për ta mposhtur egoizmin, të stërvit për flijim, e, nëse praktikohet mirë, të edukon ndershmërinë në marrëdhëniet me të tjerët, të frymëzon miqësinë dhe respektin për rregullat”.

Inkurajim për të përhapur vlerat njerëzore e të krishtera

Papa  i këshilloi ata, që merren me sport, t’i vënë vlerat njerëzore e të krishtera në bazë të një shoqërie më të drejtë e më solidare. E, nënvizoi, se gjuha e sportit, posaçërisht  atij amatorial, “i kapërcen kufijtë, gjuhët, racat, fetë e ideologjitë, i bashkon njerëzit, favorizon dialogun, edukon mikpritjen”.

“Pasion” e “kampion i jetës”: dy fjalë të bukura

Komentoi, pastaj, dy shprehje, përdorur pak më parë nga presidenti i Coni-t: “pasion” e “kampion i jetës’. Duke kujtuar vetëvrasjet e të rinjve, që i shikojmë dendur në kronika, shpesh thuhet “u mungonte pasioni”, nuk e kishin në shpirt farën e pasionit për të jetuar!

Ngjitjani të gjithëve “ethet” e pasionit! - i ftoi Papa të pranishmit - Kjo botë ka nevojë për pasion. Të jetosh me pasion, do të thotë të mos e shikosh kurrë jetën si barrë! Por si garë!

Pasion do të thotë të shkosh përpara  

E fjala e dytë është “kampion jete”: po, dikush mund të bëhet kampion në një sukses sportiv, kampion i skuadrës, kampion, në atë veprimtari, që ushtron…. Po “kampion jete” është ai,  që jeton me pasion, që e jeton  jetën me fund, e është i aftë ta jetojë kështu! “Pasion” e “ Kampion jete”! Dy fjalë vërtet të bukura!

05 shtator 2018, 13:56