PAPA FRANCESCO PAPA FRANCESCO 

Papa: jo zhvillimit teknokratik, dinjiteti njerëzor të zotërojë mbi fitimin

Në një mesazh dërguar Forumit G20 ndërfetar, që fillon sot në Buenos Aires, Papa u bën thirrje feve të dialogojnë në mënyrë konstruktive për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm, bazuar në dinjitetin njerëzor, jo mbi fitimin. Një zhvillim që e mbron edhe krijimin.

R.SH. - Vatikan

Fetë mund të japin një vështrim të ri mbi njeriun e njerëzimin: një vështrim që vjen nga besimi në Zotin. Një vështrim që mund të ndihmojë në ndërtimin e një zhvillimi autentik dhe që nuk është në favor vetëm të interesave ekonomike. Kështu shkruan Papa Françesku në një Mesazh, në spanjisht, drejtuar pjesëmarrësve të Forumit Ndërfetar, që filloi punimet sot e deri të premten, në Buenos Aires, si pjesë e G20. Asambleja e madhe ndërkombëtare 2018 pritet për herë të parë në kryeqytetin argjentinas dhe për herë të parë në Amerikën e Jugut. Punimet e këtij Forumi përqendrohen mbi temën: "Ndërtimi i konsensusit për një zhvillim të barabartë dhe të qëndrueshëm: kontributi i feve për një të ardhme të denjë".

Kontributi i feve

Pikënisja e reflektimit të Papës është konstatimi se ka kaq shumë situata të vështira, që e kërcënojnë të ardhmen e njerëzimit në tërësi, e jo vetëm gjendjen e shumë vëllezërve e motrave që janë të pastrehë e të harruar. Ky forum ndërfetar ka për qëllim pikërisht të thellojë kontributin e veçantë që fetë mund të ofrojnë, për një zhvillim që do të sigurojë një të ardhme të denjë për të gjithë, në një botë që po përballet me shumë sfida komplekse.

Dialogu i frytshëm, jo ​​homologimit të mendimi të vetëm

Para së gjithash, fetë mund t’i tregojnë frytet e një dialogu konstruktiv që kërkon zgjidhjet më të mira. Një dialog që nuk do to të thotë të heqësh dorë nga identiteti vetë, por do të thotë të dish t’i kultivosh marrëdhëniet njerëzore me respekt, sepse ta dëgjosh atë që mendon ndryshe, është një rast e mundësi për t’u pasuruar. Prandaj, duhet të ndërtohet një vëllazërim njerëzor që nuk vjen prej një "laboratori", rezultati i të cilit qëndron në “respektin e bashkëjetesë” të diferencave, jo në homologimin e një mendimi të vetëm "teorikisht neutral".

Jo për zhvillimin teknik

Papa paralajmëron se në botë është konsoliduar "një paradigmë teknokrate e zhvillimit", me një logjikë që dominon dhe kontrollon realitetet në favor të interesave ekonomike dhe të fitimit. Çdo përpjekje për të krijuar një "zhvillim autentik", qoftë nga këndvështrimi ekonomik, social apo teknologjik, duhet marrë parasysh, përkundrazi, dinjitetin e qenies njerëzore. Në fakt, njeriu është "autori, qendra dhe qëllimi e caku i gjithë jetës ekonomike dhe shoqërore".

Dinjiteti njerëzor në qendër të zhvillimit të qëndrueshëm

Në këtë kontekst, Papa këndej u kërkon feve të ofrojnë "një mënyrë të re të vështrimit të realitetit shoqëror dhe njeriut": jo me epshin manipulues dhe dominues, por me respektin për natyrën dhe me thirrjen për ruajtjen e gjithë krijimit. Ne duhet të ndjekim zhvillimin e qëndrueshëm dhe të mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët, duke u kujdesur për gjithë familjen njerëzore.

26 shtator 2018, 15:24