Audienca e përgjithshme e 27 qershorit 2018: Papa Françesku e imzot Gjergj Meta Audienca e përgjithshme e 27 qershorit 2018: Papa Françesku e imzot Gjergj Meta 

Papa, ipeshkvijve: kujdesuni për shërimin e plagëve tё popullit. Koment i imzot Metës

Ipeshkvi Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, komenton fjalimin e Papës për ipeshkvijtë dhe misionin e tyre në Kishë e në botën. Ati i Shenjtë takoi 144 ipeshkvij, përfshirë tre ipeshkvijtë e rinj të Shqipërisë: imzot Gjergj Metën, imzot Simon Kullin dhe imzot Giovanni Peragine.

R.SH. - Vatikan

Kujdes të veçantë për klerin e për seminaret: këtë u kërkon sot Papa Françesku, rreth 130 ipeshkvijve të rinj, që këto ditë morën pjesë në një kurs të organizuar nga Kongregata për Ipeshkvijtë. Të pranishëm, edhe ipeshkvijtë e rinj të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta i dioqezës së Rrëshenit, imzot Simon Kulli i dioqezës së Sapës dhe imzot Giovanni Peragine, administrator apostolik i Jugut.

Ati i Shenjtë i pret në Sallën e Koncistorit në Vatikan e, pa doreza, i nxit t’i azhurnojnë proceset e “zgjedhjes, të shoqërimit, të vlerësimit” të thirrjeve për jetën meshtarake e rregulltare, por edhe të ndihmës për krejt grigjën e Zotit. U kujton ipeshkvijve se shenjtëri do të thotë të prekësh me dorë trupin me mish e gjak të Zotit e këtë duhet të bëjnë në Kishat e tyre, me të cilat duhet të hyjnë në dialog e t’ua dëgjojnë pyetjet.

“Por përgjigjeve tona – nënvizon Ati i Shenjtë – do t’u mungojë vizioni i së ardhmes, nëse nuk do të mbërrijnë në humnerën shpirtërore, që, jo në pak raste, ka mundësuar lejimin e dobësive shkandulluese; nëse nuk do të vënë në dukje boshllëkun ekzistencial të ushqyer nga këto dobësi; nëse nuk do të zbulojnë pse vallë Zoti është heshtuar kaq shumë, pse ia kanë mbyllur gojën, pse është larguar nga një mënyrë e caktuar jetese, sikur të mos ekzistonte”.

Intervista jonë me imzot Gjergj Metën

Secili prej nesh, nënvizon Papa, duhet të shohë brenda vetes e të pyesë ç’mund të bëjë për ta shenjtëruar më shumë fytyrën e Kishës. Këshilla e Atit të Shenjtë është të punohet së bashku, duke e ruajtur “zemrën prej qengji, që, edhe pse i rrethuar nga ujqërit, e di se do të fitojë, pasi ka ndihmën e bariut”. Pikërisht për këto fjalë e për argumentet e tjera të prekura nga Papa Françesku në fjalën e tij për ipeshkvijtë e rinj, i drejtuam mikrofonin ipeshkvit të Rrëshenit, imzot Gjergj Meta - siç e thamë - i pranishëm në kurs e edhe në takimin me Papen Françeskun. Ta dëgjojmë në intervistën e dom David Xhuxhës...

Dëgjo intervistën e don David Xhuxhës me imzot Gjergj Metën...
13 shtator 2018, 14:55