Kërko

2018.09.15 Visita pastorale Diocesi di Piazza Armerina e Palermo 2018.09.15 Visita pastorale Diocesi di Piazza Armerina e Palermo 

Papa në Piazza Armerina, kujton "figurёn profetike" tё dom Puglisit, "nё shërbim tё vëllezërve deri në vdekje"

T'i prekim plagët e Kishës e tё shoqërisë nё dritёn e Ungjillit. Të jemi Kishë sinodale dhe e Fjalës së Zotit, Kishë e dashurisë misionare, Kishë-bashkësi eukaristike, këtë kërkoi Papa Françesku në Piazza Armerina., Sicili.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku përqafon popullin sicilian duke filluar nga dioqeza e Piazza Armerina. Shkel nё tokën e kёtij vendi në qendër të Ishullit në orën 8.40, duke zbritur në kampin sportiv "San Ippolito", ku u mirëprit nga ipeshkvi i dioqezёs Piazza Armerina, mons. Rosario Gisana, nga Prefekti i Enna-a, Maria Antonietta Cerniglia, dhe kryetari i bashkisë së qytetit, Nino Cammarata. Pastaj takimi Papёs me popullsinё e vendit.

"T’i shqyrtojmë, t’i luftojmё dhe t’i shёrojmё plagët e Kishës dhe të shoqërisë". Në fjalimin e tij të parë në Sicili, qё viziton për të dytën herë pas udhëtimit në Lampedusa, Papa Françesku zgjedh Piazza Armerinën (Enna) për një analizë të të këqijave dhe shpresave të kësaj toke siciliane. "Nuk janё tё pakta plagët që ju mundojnё," tha Papa Françesku, duke i përmendur me emër plagët e një Kishe dioqezane, që kremtoi 200-vjetorin e themelimit;si dhe plagët shoqerore të Sicilisë si: prapambetja shoqërore e kulturore, shfrytëzimi i punëtorëve e mungesa e punës për rininë, emigracioni, alkoolizmi e varësi të tjera, shpërbërja e lidhjeve familjare… Plagë, që duhen parë e prekur në dritën e Ungjillit.

Pastaj, duke iu drejtuar te rinjve, Papa shtoi: keni besim tek Jezusi dhe Kisha."Një aspekt i bamirësisë misionare është gjithashtu ai që u kushton vëmendje të rinjve dhe problemeve të tyre", thekёsoi Papa Françesku në takim me besimtarët në Piazza Armerina (Enna). "Unë shoh këtu shumë fëmijë dhe të rinj, të cilët e ngjyrosin me shpresë dhe gëzim asamblenë e besimtarëve", vërejti Papa.

"Të dashur miq, ju përshëndes të gjithëve dhe ju inkurajoj që të jeni protagonistë tё gëzueshëm të fatit tuaj - shtoi Ati Shenjt - Dijeni se Jezusi ju do: Ai është një mik i sinqertë dhe besnik, i cili nuk do t'ju braktisë kurrë; nё Tё mund tё mbështeteni gjithmonë, Atij mund t'i besoni".

Të jeni Kishë sinodale dhe e Fjalës së Zotit, kërkoi Papa, sepse pikërisht këto dy aspekte “janë dora e shtrirë për sa jetojnë ndërmjet shpresave e zhgënjimeve e duan një Kishë të mëshirshme, gjithnjë e më besnike ndaj Ungjillit dhe mikpritëse për ata, që e ndjejnë veten të mundur në korp e në shpirt, ose të mënjanuar. Për ta realizuar këtë mision – këshilloi Ati i Shenjtë – duhet ndjekur fryma e bashkësive të para të krishtera”.

Të jeni Kishë e dashurisë misionare, vijoi Papa Bergoglio: “Me thjeshtësi, shkoni nëpër rrugica, nëpër udhëkryqe, nëpër sheshe e në vendet e jetës së përditshme. Çojuni të gjithëve lajmin e mirë se është e mundur një bashkëjetesë e drejtë, e këndshme dhe e kënaqshme e, se jeta nuk është ndonjë mallkim i errët, që duhet duruar me fatalitet, por me besim në mirësinë e Zotit e në bamirësinë e vëllezërve”.

Të jeni Kishë-bashkësi eukaristike, tha Papa Françesku në Piazza Armerina. Merni pjesë në meshë e mos u fiksoni me numrin e pjesëmarrësve. Pak, por të lum; grigjë e vogël, por tharm, kokërr sinapi, nga i cili del filizi i ri. Së fundi, Papa e çoi mendimin tek meshtarët, për t’u vënë në dukje se Eukaristia e shërbimi meshtarak janë të pandashme, se duhet të shtrëngohen rreth ipeshkvit e të bashkëpunojnë ndërmjet tyre. Don Pino Puglisi, do t’i thoshte më vonë klerit në Palermo, jetoi kështu: epilogu i jetës së tij ishte pasojë logjike e meshës, që kremtonte përditë.

15 shtator 2018, 10:18