Versioni Beta

Cerca

Vatican News
2018.09.14 Papa Francesco incontra i partecipanti all'Incontro di lavoro sulla crisi in Siria e nei Paesi limitrofi 2018.09.14 Papa Francesco incontra i partecipanti all'Incontro di lavoro sulla crisi in Siria e nei Paesi limitrofi   (Vatican Media )

Papa Françesku: mbi krizën në Siri e Irak, t’i japim fund luftës

Papa: Nuk duhet të harrohen nevojat e shumta që kanë viktimat e kësaj krize, e mbi të gjitha duhet të tejkalohet logjika e interesave, duke u vënë në shërbim të paqes, për t’i dhënë fund luftës. Të shikojmë drejt së ardhmes.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku denoncoi edhe sot, një herë gjatë audiencës me organizatat bamirëse katolike të pranishme në Irak dhe Siri, "rrezikun e zhdukjes së pranisë së krishterë, pikërisht, në tokën nga e cila u përhap, në botë, drita e Ungjillit". E duke folur mbi krizën në Siri e Irak, Papa i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare t'i japë fund luftës, duke tejkaluar "logjikën e interesave” të veçanta.

Papa Françesku vlerësoi, në veçanti, projektin që mbështet kthimin e të personave dhe të krishterëve të zhvendosur në fushën e Ninives, në Irak, si dhe punën për "Hapjen e Spitaleve", që sigurojnë kujdesin shëndetësor për kaq shumë pacientë të varfër në Siri e në zona tjera.

"Nuk duhet të harrohen nevojat e shumta që kanë viktimat e kësaj krize, e mbi të gjitha duhet të tejkalohet logjika e interesave, duke u vënë në shërbim të paqes, për t’i dhënë fund luftës". Kjo, pra, thirrja e “fuqishme” që Papa Beroglio ia drejtoi edhe një herë komunitetit ndërkombëtar, gjatë audiencës së sotme, në Vatikan, me pjesëmarrësit e Takimit të gjashtë të punës së Organizatave Bamirëse Katolike që veprojnë në Siri, Irak e në vendet fqinje.

"Të shikojmë drejt së ardhmes", u tha Papa të pranishmëve, duke inkurajuar "të vazhdojnë të kujdesen për edukimin e fëmijëve, punën e të rinjve, afërsinë me të moshuarit, kurimin e plagëve psikologjike; pa harruar ato të zemrave, të cilat Kisha është e thirrur t’i qetësojë: "Ku ka fyerje, bën o Zot, që unë të sjell falje. Ku ka mosmarrëveshje, bën o Zot, që unë të sjell bashkimin".

"Nuk mund t'i mbyllim sytë para shkaqeve që kanë detyruar miliona njerëz të braktisin, me dhimbje, tokën e tyre”, kjo një thirrje tjetër e Papës Françesku për emigrantët, për të cilët u kërkoi "të gjithë aktorëve" si dhe komunitetit ndërkombëtar të "impenjohen për të ndihmuar kthimin e sigurt të personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre".

"Garantimi i mbrojtjes të të zhvendosurve dhe e ardhmja e tyre është detyrë qytetërimi", tha Papa Françesku, sipas të cilit "t’u terësh lotët fëmijëve që nuk kanë parë asgjë tjetër me sy, veç rrënojave, vdekjes dhe shkatërrimit, do të thotë të ndihmosh botën të rigjejë dinjitetin e humbur".

Papa Françesku vlerësoi "të gjitha përpjekjet e mëdha që janë bërë në favor të refugjatëve nga vendet e ndryshme të rajonit dhe nga organizatat e ndryshme”,  disa prej të cilave qenë të përfaqësuara në audiencë.

"Të jemi instrumente paqeje dhe drite", ky urimi që mbylli "Lutjen e thjeshtë" të Shën Françeskut të Asizit, me të cilën Papa Françesku përshëndeti pjesëmarrësit e Takimit të organizatave bamirëse katolike që veprojnë në Siri e në vendet fqinje

14 shtator 2018, 15:41