Kërko

VATICAN-POPE-AUDIENCE VATICAN-POPE-AUDIENCE 

Papa Françesku: audienca, "nderimi i prindërve çon në jetë të gjatë dhe të lumtur"

Papa: Tё nderosh babёn tënd dhe nënën tënde, sikurse tё urdhëroi Zoti, Hyji yt, do tё thotё ta kesh jetёn e gjatё e tё kalosh mirё pёrmbi tokёn, qё Zoti, Hyji yt, do tё ta japё” , lexojmë në librin e Ligjit tё Përtërirë.

R.SH. - Vatikan

"Tё nderosh babёn dhe nënën do të thotë të njohësh  e vlerёsosh rëndësinë e tyre edhe me veprat konkrete, që shprehin përkushtim, dashurinë dhe kujdesin". Kёshtu tha Papa  Françesku gjatë katekezës së audiencës sё sotme tё përgjithshme, kushtuar Urdhrit të katërt tё Dekalogut: nderoje babёn tënd dhe nënën tënde.

Po çka është ky "nderim", pyeti Papa Françesku, duke kujtuar se termi hebraik "tregon lavdinë, vlerën, tekstualisht peshën, konsistencën e një realiteti". "Nuk është çështje e formave të jashtme, por e së vërtetës", nënvizoi Papa: «Të nderosh Zotin, në Shkrimet Shenjta, do të thotë tё pranosh e tё njohësh realitetin e Tij, tё llogaritёsh e tё konsiderosh praninë e Tij; kjo shprehet edhe me rite, por mbi të gjitha do tё thotё t’i japësh Zotit vendin e duhur në jetё".

"Por nuk është fjala vetëm për kaq", saktësoi Papa Françesku në lidhje me Fjalën e Katërt të Dekalogut, qё "është urdhri i cili përmban edhe një rezultat. “Tё nderosh babёn tënd dhe nënën tënde, sikurse tё urdhëroi Zoti, Hyji yt, do tё thotё ta kesh jetёn e gjatё e tё kalosh mirё pёrmbi tokёn, qё Zoti, Hyji yt, do tё ta japё” , lexojmë në librin e Ligjit tё Përtërirë 5,16. "Nderimi i prindërve tё çon, pra, në një jetë të gjatë e të lumtur", komentoi Papa, duke vërejtur se fjala "lumturi" në Dekalog "na duket vetёm nё lidhje me marrëdhënien me prindërit".

"Kjo ёshtё njё urti shumë-shekullore, tё cilёn shkencat njerëzore e kanë qenë në gjendje ta përpunojnë vetëm para një shekulli”, pohoi Papa Françesku: "Do tё thotё se gjurma e fëmijërisë ndikon dhe shënon gjithë jetën".

19 shtator 2018, 11:54