Kërko

2018-09-16 distribuzione di crocifissi in Piazza San Pietro al termine dell'Angelus 2018-09-16 distribuzione di crocifissi in Piazza San Pietro al termine dell'Angelus 

Gjatё Engjёllit Tёnzot, Papa u dhuron shtegtarёve njё kryq tё Krishtit, pёr ta kundruar e lutur

"Rrëfimi i besimit në Jezu Krishtin nuk mund të ndalet te fjalët". Kёshtu tha Papa Françesku gjatë Engjëllit Tёnzot dhe pohoi se tё ndjekёsh pas Jezusin do të thotë të japësh jetën pёr dashurinё ndaj Zotit dhe të afёrmit.

R.SH. - Vatikan

 Papa Françesku, gjatë Engjëllit Tёnzot, pohoi se tё ndjekësh  Jezusin pas do të thotë të japësh jetën pёr dashurinë ndaj Zotit dhe të afërmit, do të thotë të bartvsh kryqin vnd çdo ditë.

Po kush është Jezusi? Kjo është pyetja që përshkon tërë fragmentin e Ungjillit tё Markut, tё cilin na propozon liturgjia e Dielës s 24-të gjatë vitit.,  kësaj radhe vetëm pjesën ku Jezusi u bën drejtpërdrejtë pyetjen dishepujve pёr identitetin e tij.

Çfarë mendojnë njerëzit për mua?

Por, më parë se Jezusi dëshiron të dijë se çfarë thonë njerëzit për të – pohoi Papa Françesku nё takimin e  lutjes sё Engjёllit Tёnzot, kremtuan nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan - " Ai e di se dishepujt janë shumë të ndjeshme ndaj popullaritetit të Mësuesit”.

Nga përgjigja e dishepujve, rezulton se Jezusi konsiderohet nga populli një profet i madh. Por, në realitet, ai nuk është i interesuar për sondazhin dhe thashethemet e njerëzve. Ai nuk pranon që edhe dishepujt e vet tё përgjigjen nё pyetje të tij me formula të gatshme, me formula tё parapërgatitura, duke cituar njerëz të famshëm të Biblës, sepse një fe që reduktohet në formula është një fe miope ( dritëshkurtër).

Jezusi në qendër të jetës së besimtarit

Jezusit nuk i mjafton opinioni i njerëzve, Ai dëshiron diçka tjetër, diçka mё shumë, dëshiron një marrëdhënie personale mes Tij dhe dishepujve. Prandaj i pyet: "Po ju, kush thoni se jam unë?". Kёtё Jezu Krishti ia kërkon, gjithashtu, secilit prej nesh dhe ndoshta, tha Papa Françesku, mund të ndodhë që edhe ne tё pohojmë, si Pjetrit, me entuziazëm: "Ti je Krishti".

Mirёpo, Jezusi na tregon qartë se çfarë u tha dishepujve të vet, se misioni i tij realizohet jo përmes rrugës sё gjerë tё suksesit, por përmes rrugës sё vështirë të Shërbëtorit tё Vuajtur, tё poshtëruar, tё refuzuar dhe tё kryqëzuar, pra, përmes udhës sё Kryqit, e atëherë mund të na ndodhë edhe ne, ashtu siç i ndodhi Pjetrit, të protestojmë e tё rebelohemi, sepse udha e Kryqit është në kundërshtim me pritjet tona, me pritshmërinë e botës.

Rrëfimi i fesë dhe jeta konkrete

Tё thuash, prandaj, se beson në Jezusin, nuk është vetëm çështje fjalësh, lypet përcaktimi, lypen "zgjedhja dhe gjestet konkrete", vulosur nga dashuria për Zotin e pёr të afërmin. Për tё ndjekur Jezusin, duhet të mohosh veten dhe të marrësh kryqin tënd, çdo ditё. "Kushdo që do ta shpëtojë jetën e vet do ta humbasë", thotë Ungjilli.

Shpesh në jetë, për shumë arsye, ne e gabojmë udhën, duke e kërkuar lumturinë në gjëra, ose në njerëzit të cilët i trajtojmë si gjëra. Mirëpo lumturinë e gjejmë vetëm kur e takojmë dashurinë, atё tё vërtet, atёherё, dashuria e vërtet na befason, na ndryshon. Dashuria ndryshon gjithçka dhe mund të na ndryshojë gjithashtu edhe ne! Çdonjërin prej nesh.

Përshëndetja dhe falënderimet e Papës drejtuar Palermos

Pas lutjes së Engjëllit Tёnzot, Papa Françesku kujtoi ditën e shtunë qё kaloi në Palermo dhe, falënderoi tё gjithë ata që kanë kontribuar për realizimin e vizitës sё tij, si dhe "të gjithë popullin e mrekullueshëm të kësaj toke të bukur të Sicilisë, për pritjen e ngrohtë”.

Shembulli dhe dëshmia e don Puglisit vazhdofshin duke na ndriçuar e bindur të gjithëve se e mira është më e fortë se e keqja, dashuria është më e fortë se urrejtja. Zoti u bekoftë ju sicilianëve dhe tokën tuaj! Dhe duartrokitje për sicilianët

16 shtator 2018, 16:30