Kishë katolike në Dali të Kinës Kishë katolike në Dali të Kinës 

Papa Françesku pranon në bashkimin e plotë kishtar 8 ipeshkvij kinezë

Ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes Seli e Shenjtë-Republikë Popullore Kineze, Papa vendos të pranojë në bashkimin e plotë kishtar ipeshkvijtë e emëruar pa mandat papnor.

R.SH. - Vatikan

Me qëllimin për të mbështetur kumtimin e Ungjillit të Kinë, Ati i Shenjtë Françesku vendosi të pranojë në bashkimin e plotë kishtar, të ashtuquajturit “ipeshkvij zyrtarë” kinezë, të cilët janë emëruar pa mandat papnor. Janë: imzot Jozef Guo Jincai, imzot Jozef Huang Bingzhang, imzot Pal Lei Shiyin, imzot Jozef Liu Xinhong, imzot Jozef Ma Yinglin, imzot Jozef Yue Fusheng, imzot Vinçenc Zhan Silu e imzot Anton Tu Shihua, O.F.M (që ka vdekur më 4 janar 2017, duke shprehur dëshirën të pajtohej me Selinë Apostolike).

         Papa Françesku uron që, pas këtyre vendimeve, të niset një udhë, e cila të lejojë kapërcimin e plagëve të së kaluarës, duke realizuar bashkimin e plotë me Selinë e Shenjtë të të gjithë katolikëve kinezë. Bashkësia katolike në Kinë është e thirrur të jetojë në bashkëpunim më vëllazëror, për ta kumtuar Ungjillin me impenjim të ri. Në të vërtetë, Kisha ekziston për të dëshmuar Jezu Krishtin e Dashurinë e Atit, që fal e shëlbon.

23 shtator 2018, 18:11