Kërko

Takimi i Papës Françesku me ipeshkvijtë amerikanë Takimi i Papës Françesku me ipeshkvijtë amerikanë 

Kardinali amerikan DiNardo, pas takimit me Papën: abuzimet

Deklarata e parë e kardinalit amerikan DiNardo, pas takimit të sotëm në Vatikan me Papën Françesku. Përsa u përket abuzimeve, hapa më efikase: të vazhdohet puna për shërimin e plagëve.

R.SH. - Vatikan

Sot paradite, Papa Françesku u takua në Vatikan me një grup ipeshkvijsh të SHBA-ve, me të cilët bisedoi për çështjen e shkandullit të abuzimeve seksuale nga ana e disa anëtarëve të klerit. Të pranishëm: kryetari i Konferencës Ipeshkvore të SHBA-ve, kardinali Daniel DiNardo, kryeipeshkëv i Galveston-Houston; zv.presidenti i episkopatit, imzot José Horacio Gòmez, kryeipeshkëv i Los Anxhelesit; kryeipeshkvi i Bostonit, kardinali Sean Patrick O’Malley, kryetar i Komisionit Papnor për mbrojtjen e të Miturve; si edhe sekretari i përgjithshëm i episkopatit amerikan, imzot Brian Bransfield.

         Në faqen e internetit të Konferencës së Ipeshkvijve të SHBA-ve, kardinali DiNardo publikon deklaratën e mëposhtme:

         “I jemi mirënjohës Atit të Shenjtë, që na priti në audiencë. Biseduam me Papën Françesku për gjendjen tonë në SHBA-të – për faktin se Korpi i Krishtit është plagosur rëndë nga e keqja e abuzimeve seksuale. Papa na dëgjoi me gjithë shpirt. Qe një shkëmbim i gjatë, i frytshëm dhe i rëndësishëm. Në përfundim të audiencës, lutëm së bashku Engjëllin e Tënzot, për t’i kërkuar Zotit mëshirë dhe forcë që të punojmë për shërimin e këtyre plagëve. Jemi të motivuar ta vazhdojmë aktivisht, së bashku, shqyrtimin tonë të brendshëm për të gjetur hapat e ardhshme, më të frytshme, që duhen bërë”.

13 shtator 2018, 18:19