Santa Messa della Notte di Natale Santa Messa della Notte di Natale 

Kalendari i kremtimeve papnore të shtatorit dhe tetorit

Kalendari i kremtimeve liturgjike, që do të kryesojë Papa Françesku në muajt shtator e tetor. Sinodi, shenjtërimet dhe shtegtimi në Sicili e në vendet baltike.

R. SH - Vatikan

Sinodi i ipeshkvijve, shenjtërimet, ndërmjet të cilave, i Palit VI dhe imzot Romeros si dhe një shtegtim ndërkombëtar: këto, takimet më të rëndësishme, që e presin Papën Françesku në shtator e  tetor.

Vizita baritore në Palermo

Kalendari i kremtimeve liturgjike të kryesuara nga Papa, që u bë i njohur sot nga imzot Guido Marini, do të hapet të shtunë, më 15 shtator, me vizitën baritore në Palermo, me rastin e XXV vjetorit të martirizmit të të lumit don Giuseppe Puglisi. Dita, e ngarkuar me veprimtari, në të cilën Papa do të takohet me besimtarët, me klerin vendas e me të rinjtë, do të fillojë në orën 06.30 të mëngjesit, për të përfunduar në orën 19.00, me rikthimin në aeroportin e Ciampinos.

Shtegtimi në vendet baltike

Ndërsa të shtunën, më 22 shtator, Françesku do të niset për Vendet Balltike: do të jetë Shtegtimi i 25-të Apostolik. Tri, etapat e parashikuara  deri më 25 shtator: në Vilnius, Riga e Talin, përkatësisht në Lituani, Letoni e Estoni.

Sinodi kushtuar të rinjve

Muaji tetor do t’i kushtohet kryesisht zhvillimit të Asamblesë XV të Përgjithshme të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve, me temë: “Të rinjtë, feja dhe shqyrtimi i thirrjes”. Punimet  do të hapen më 3 tetor, me Meshën Shenjte në Sheshin e Shën Pjetrit, në orën 10.00 dhe do të përfundojnë më 28 tetor.

Shtatë shenjtërime

Ndërsa më 15 tetor, në Sheshin e Shën Pjetrit, në orën 10.15, Papa Françesku do të kryesojë Meshën për Shenjtërimin e të Lumëve Pali VI,  Oscar Arnulfo Romero Galdámez,  Francesco Spinelli, Vincenzo Romano, Maria Caterina Kasper, Nazaria Ignazia e Shën Terezës së Jezusit e Nunzio Sulprizio.                                               

04 shtator 2018, 14:37