Kërko

Videomesazhi i Papës për ndjetin e lutjes së gushtit: familjet në qendër

U kushtohet familjeve, ndjeti i lutjes së Papës Françesku për muajin gusht. Sot, u bë e njohur edhe videoja me të cilin Ati i Shenjtë e paraqet këtë ndjet, përmes Rrjetit ndërkombëtar të Lutjes.

R.SH. - Vatikan

“Duke folur për familjet – thotë Papa – shpesh më vjen ndërmend pamja e një thesari”. E ndërsa imazhet e videos tregojnë ambiente bosh, si një shilarës, një klasë, një tryezë, një sallë, Ati i Shenjtë vijon: “Ritmi i jetës aktuale, stresi, tensioni i punës dhe kujdesi i paktë nga ana e institucioneve, mund t’i vënë në rrezik”.

         Pamjet e videos përsëriten të njëjta, por kësaj radhe mbushen me njerëz: me një vajzuke mbi shilarës, me një familje që shtrohet në tryezë për bukë, me fëmijë që mbushin klasën e me njerëz, që mbushin sallën, për të përfunduar me prindërit e gjyshin, që shtyjnë vajzën në shilarës, si për të personifikuar tre breza. E njëkohësisht, jehon zëri i Papës: “Nuk mjafton të flasim për rëndësinë e tyre [pra, të familjeve]: duhet të promovojmë masa konkrete e ta mbështesim rolin e tyre në shoqëri me një politikë të përshtatshme familjare”.

         E së fundi, ftesa për t’u lutur “së bashku me Jezusin që vendimet e mëdha ekonomike dhe politike t’i mbrojnë familjet [duke i konsideruar] si thesar për njerëzimin”.

02 gusht 2018, 16:02