Kërko

Shenjtërorja e Zojës së Knock, Irlandë Shenjtërorja e Zojës së Knock, Irlandë 

Këtë javë, Takimi Botëror i Familjeve: “lajm i mirë për botën"

Më 21 gusht fillon, në Dublin, Takimi Botëror i Familjeve, që do të vazhdojë deri më 26 gusht. Dy ditët e fundit, me 40 mijë delegatët e me rreth 300 mijë pjesëmarrësit nga të pesë kontinentet, do të jetë edhe Papa Françesku, me dëshirën për të dëshmuar se, siç thotë tema e Takimit, “Ungjilli i familjes [është] gëzim për botën”.

R.SH. - Vatikan

Në letrën e vitit të kaluar për Kishën irlandeze, Ati i Shenjtë shkruan: “Është dëshira ime që familjet të kenë mundësi ta thellojnë reflektimin e tyre dhe të ndajnë së bashku përmbajtjen e Nxitjes apostolike pas-sinodale ‘Amoris laetitia’”.

         Natyrisht  në Takimin e Dublinit do të flitet për familjen, për gëzimet e shpresat e saj, por edhe për shqetësimet mbi betejat e sfidat, që duhen përballuar në një shoqëri, që synon ta mënjanojë fenë, vlerën e martesës, atë të prindërve, të vëllazërimit, të edukimit. Pikërisht këtyre synimeve, familjet e krishtera u përgjigjen me impenjimin e tyre në Kishë e në shoqëri. “Mund të pyesim: – shkruan më tej Papa në letrën për Kishën irlandeze – a vazhdon të jetë Ungjilli gëzim për botën? E akoma: familja, a vazhdon të jetë Lajm i Mirë për botën e sotme? Unë jam i sigurtë se po! E kjo ‘po’ është e bazuar fuqishëm mbi planin e Zotit… Është ‘po’-ja e Hyjit për bashkimin ndërmjet burrit e gruas, në shërbim të jetës në të gjitha fazat e saj”.

19 gusht 2018, 08:44