Kërko

  Papa Françesku në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe e të Shën Agostinit, tek varri i Shën Monikës Papa Françesku në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe e të Shën Agostinit, tek varri i Shën Monikës 

Papa Françesku lutet në Shën Marinë e Madhe dhe në Bazilikën e Shën Agostinit

Sot paradite Papa Françesku shkoi në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku u lut para ikonës mariane të Salus Popoli Romani.

R. SH. - Vatikan

Ishte lutje falënderimi për shtegtimin e sapokryer në Irlandë, me rastin e Takimit IX Botëror të Familjeve. E, si zakonisht, Papa vuri mbi altar një tufë me lule.

Takimi tradicional me Zojen, në ditën kur Kisha kujton Shën Monikën, nënën e Shën Agostinit ipeshkëv, u pasurua me një vizitë tjetër. Françesku shkoi edhe në Bazilikën e Shën Agostinit, në Campo Marzio. Këtu, para se të rikthehej në Vatikan, Papa Bergoglio u ndalua në lutje para varrit të  Nënës shenjte!

27 gusht 2018, 11:42