Pritja e Papës nga  irlandezët Pritja e Papës nga irlandezët 

Papa në Irlandë: në gazetat, festa e familjeve dhe çështja e shpërdorimeve

Vizita e Papës në Irlandë pasqyrohet gjerësisht në shtypin vendas, me foto e intervista. Në qendër të vëmendjes, çështja e shpërdorimeve, pas takimit të Papës me disa të mbijetuar.

R. SH. - Vatikan

Numri i së dielës i Independent,  gazeta më e përhapur  në vend,  e titullon faqen e parë “Mirë se erdhe në Irlandën e re”, me një fotografi të madhe të Papës  që shtrëngon dorën e Leo Varadkar. Vizita mbush plot gjashtë faqe, me një mori fotografish kushtuar çasteve të ndryshme të jetuara nga Papa në Dublin. Një artikull, që i kushtohet ngjarjes në Croke Park, nënvizon se Françesku vuri në dukje shpirtin e familjes. Në një shërbim tjetër nënvizohet faza e re në marrëdhëniet Shtet-Kishë, duke e marrë shtytjen nga fjalimi i kryeministrit në ceremoninë e mirëseardhjes. E, duke folur mbi plagën e shpërdorimit, një nga të mbijetuarit, që u takua me Papën, intervistuar nga gazeta, thekson tronditjen e thellë e Françeskut nësa dëgjonte dëshmitë. Një artikull tjetër vë në dukje se dje si besimtarët, ashtu edhe kundërshtarët  e vizitës, mundën të manifestojnë qetësisht rrugëve.

Në plan të parë, takimi i Papës me viktimat e abuzimeve

Irish Times, një nga gazetat më të përhapura, titulli në plan të parë është: “Papa në Irlandë: Françesku flet për gabimet e Kishës në përpjekjen për ta përballuar shkandullin e shpërdorimeve”. Gazeta i kushton disa faqe vizitës në Dublin me figura të njerëzve të shumtë, që prisnin kalimin e papamobilit,  gjë që disa nga të intervistuarit e quajtën “pritje përrallore”. Në plan të parë, edhe takimi i Papës me një grup viktimash të shpërdorimeve, me nënvizimin e gjykimit tjetër të ashpër, shprehur nga Françesku kundër atyre, që u ndotën me këto krime. Një artikull i kushtohet fjalimit mbajtur në Croke Park Stadium, përballë 80 mijë vetëve. Hapësirë të ndjeshme kanë edhe fjalët e Françeskut kushtuar rreziqeve, që vijnë nga përdorimi i gabuar i mediave.

Si do të ndryshojë lidhja Shtet-Kishë pas vizitës?

Sunday Business Post, gazetë ekonomike irlandeze, titulli në faqe të parë  është: “Papa ndan vuajtjen me viktimat e abuzimeve”. Artikujt që i kushtohen çasteve të ndryshme të vizitës papnore, mbulojnë tri faqe të botimit të përditshëm. Pyetet nëse ky shtegtim do ta ndryshojë Irlandën dhe marrëdhëniet e Kishës me shtetin, duke u ndaluar posaçërisht tek fjalimi i kryeministrit në Kështjellën e Dublinit. Një artikull tjetër thellohet në temën e ndryshimeve të mundshme të ndjenjave fetare  të irlandezëve, pas vizitës së Papës.

26 gusht 2018, 14:28