Kërko

IRELAND-VATICAN-RELIGION-POPE IRELAND-VATICAN-RELIGION-POPE 

Pritja e mediave irlandeze për vizitën e Papës

Jehonë e gjerë e mediave, për vizitën e Papës. Shumë shërbime, shpesh të lidhura me krizën e krijuar nga shpërdorimet seksuale dhe përgjigjen që pritet t’i japë Papa Kishës irlandeze.

Jehonë e gjerë e mediave, për vizitën e Papës.  Shumë shërbime, shpesh të lidhura me krizën e krijuar nga shpërdorimet seksuale dhe përgjigjen që pritet t’i japë Papa Kishës irlandeze. Pesha e fesë katolike në Irlandë,  ndryshon thellësisht në krahasim me kohën kur këtu shkelte Gjon Pali II, 40 vjet më parë.

Titulli i faqes së parë në Irish Independent, gazeta më e lexuar në vend, është: “Sytë e botës, mbi reagimin tonë ndaj vizitës së Papës”. Gjashtë faqet e para i kushtohen shtegtimit apostolik. E përditshmja  ofron sot edhe një shtojcë kushtuar plotësisht Papës në Irlandë, me titull: “Papë për njerëzit”. Shumë hapësirë u krijohet çështjeve të sigurimnit, shoqëruar me hartat e vendeve ku do të shkojë Papa. Të shumta edhe krahasimet me shtegtimin historik të Shën Gjon Palit II në vitin 1979, pajisë edhe me krahasime mbi ndryshimin e rrethanave shoqërore e fetare në Irlandë.

Përgjigjja e Papës dhe e Kishës për shpërdorimet, në plan të parë

Për gazetën Indipendent, kjo vizitë do të ndikojë mbi agjendën e Papës, të cilit do t’i duhet të përballojë plagën e shpërdorimeve seksuale në Kishë. Për gazetën, vizita do të jetë bankëprovë për Kishën irlandeze, lidhur me këtë shkandull, që e plagosi thellë vendin. Një artikull i kushtohet profilit njerëzor të Bergoglios, i cili në titull, quhet: “Bari i thjeshtë, i angazhuar  për t’i ndihmuar të varfërit”. E nënvizohet koherenca e  Papës, që kur ishte kryeipeshkëv në Buenos Ajres. Bëhet shaka me kohën e paqëndrueshme,  që gjen Papa në Irlandë, përmes një titulli, i cili kërkon “të hapen qiejt”, për Meshën  e nesërme në Phoenix Park, ku priten më se 500 mijë vetë.

Françesku do ta ringjallërojë fenë e irlandezëve?

Titulli i hapjes në gazetën Irish Examiner thekson aspektet logjistike, duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve, që marrin pjesë: “Masa speciale sigurie në veprim”. Tri faqet e para i kushtohen vizitës papnore, me një shtojcë të posaçme. Një artikull titullohet “Losing our religion”, e ndalohet tek pesha që ka sot feja katolike në vendin thellësisht të ndryshëm, nga ai që ishte kur e vizitoi Gjon Pali II, 40 vjet më parë. Examiner bën pyetjen nëse Françesku do t’ia dalë ta rigjallërojë Kishën katolike në Irlandë. Vëmendje i kushtohet edhe disa shifrave, posaçërisht 1.200 gazetarëve irlandezë dhe ndërkombëtarë të akredituar. Hapësirë e konsiderueshme për vizitën, edhe në tv kombëtare, posaçërisht në kanalin më të ndjekur në vend, RTE. Shërbimet lidhur me vizitën e Françeskut lidhen shpesh me krizën e shpërdorimeve seksuale dhe përgjigjen që duhet t’i jape Papa Françesku Kishës irlandeze!

25 gusht 2018, 17:01