Versioni Beta

Cerca

Vatican News
VIAGGIO PAPA IRLANDA VIAGGIO PAPA IRLANDA 

Takimi Botëror i Familjeve. Mangan “Duhet kuptuar sa mbrapa jemi në marrëdhëniet tona”.

Nga diskutimet në Takimin Botëror të Famjeve. Mangan: “Dëshirojmë të gjithë ta shijojmë gëzimin e dashurisë në martesë e në familje. Ndonëse e dimë se do të ndeshim shumë sfida, kapitje e vuajtje gjatë jetës”.

R. SH. - Vatikan

“Dëshirojmë të gjithë ta shijojmë gëzimin e dashurisë në martesë e në familje. Ndonëse e dimë se do të ndeshim shumë sfida, kapitje e vuajtje gjatë jetës. Këto aspekte janë rënduar shumë në botën e sotme, me ndryshimet e saj të vrullshme shoqërore, ekonomike e kulturore”. – Këtë theksoi John Mangan, delegat i grupit  Zoja jonë, në diskutimin mbajtur në takimin kushtuar fuqizimit të martesës dhe të familjes sot, gjatë Takimit Botëror të Familjeve, që vijon, në Dublin.

Duke paraqitur angazhimin për çiftet dhe familjet e grupit, në të cilin bën pjesë, Mangan pohoi se përpjekja e parë që duhet bërë, është t’i kushtohet koha e duhur komunikimit cilësor. “Duhet t’i kushtojmë të paktën një orë, një herë në muaj, bisedës me njëri-tjetrin, larg kujdeseve të përditshme. Kështu mund t’i ndajmë bashkërisht gëzimet, shqetësimet, shpresat e druajtjet, për të kuptuar ku kemi mbetur mbrapa në marrëdhëniet tona”.

Ky, mendimi i Mangan, që në vijim vuri theksin mbi marrëdhënien më të rëndësishme të njeriut: atë me Zotin. Kujtoi edhe “sa e rëndësishme është për çiftet të gjejnë kohë për t’u lutur së bashku”.

Brenda grupit - vijoi folësi - çdo vit çiftet marrin pjesë në ushtrime shpirtërore, të cilat disa i quajnë: “Dita për martesën tënde”: është “çast për ta menduar e për ta shqyrtuar lidhjen tonë me tjetrin e, mbi të gjitha, lidhjen me Zotin.  E në këtë çast edhe reflektojmë burrë e grua për sigurinë e dashurisë sonë dhe për besimin reciprok. Së fundi, shkojmë t’i takojmë çiftet dhe familjet, për t’u dëshmuar gëzimin e dashurisë dhe burimin e saj, Zotin, që është shpresa më e madhe për ardhmërinë!

 

24 gusht 2018, 17:11