Versioni Beta

Cerca

Vatican News
 Papa bisedon me gazetarët në avion Papa bisedon me gazetarët në avion 

Papa gazetarëve në avion: kthehem në Irlandë pas 38 vjetësh

Duke u folur 70 gazetarëve, që e shoqërojnë në avionin papnor për Dublin, Françesku pohoi se ka qenë në Irlandë 38 vjet më parë, për të praktikuar anglishten. Pas Philadelphias - kujtoi - kjo e Dublinit do të jetë Festa ime e dytë e Familjeve.

R. SH. - Vatikan

“Do të jetë Festa ime e dytë e Familjeve: e para ishte Philadelphia, e kjo është e dyta. Mua më pëlqen shumë të jem me familjen, e më kënaq pa masë ky shtegtim”. E nënvizoi këtë Papa  gjatë fluturimit  për në Dublin. Është Papa i dytë, që shkon në Irlandë; i pari ishte Gjon Pali II, dyzet vjet më parë, në vitin 1979.

Françesku, më pas, vuri në dukje  shkakun tjetër, kujtimin e kohës, që kaloi në Irlandë, 38 vjet më parë: “Pas 38 vjetësh po rikthehem në Irlandë, ku pata ndenjur gati tre muaj për të praktikuar anglishten. Ishte viti 1980. E për mua ky është  një kujtim”.

25 gusht 2018, 12:57