Ura e shembur në Gjenovë Ura e shembur në Gjenovë 

Tragjedia e Gjenovës: Papa ia beson viktimat mëshirës së Zotit

Ditën e solemnitetit të të Ngjiturit të Zojës në Qiell, Papa Françesku ia besoi Zojës Ngushëlluese e të pikëlluarve, ankthet e tyre. Kujtoi në mënyrë të veçantë edhe tragjedinë e Gjenovës, lidhur me shembjen e urës Morandi.

R. SH. - Vatikan

Pas  lutjes së Engjëllit të Tënzot, mendimi i Papës shkoi posaçërisht tek ata, që u prekën nga tragjedia e djeshme në Gjenovë, e cila shkaktoi viktima e tronditje të thellë në gjirin e popullatës:

“Të dashur vëllezër e motra, Zojës Ngushëlluese e  të të pikëlluarve, që e kundrojmë sot në lumninë e Parajsës, dëshiroj t’ia besoj ankthet e tronditjet e atyre që, në të katër anët e botës, vuajnë në korp e në shpirt. Nëna jonë qiellore nxjerrtë nga  Zoti ngushëllim, guxim e paqe për të gjithë. Mendoj posaçërisht për të prekurit nga tragjedia e djeshme, në Gjenovë, që shkaktoi viktima e tronditje në gjirin e popullsisë. Ndërsa ia besoj mëshirës së Zotit njerëzit që humbën jetën, u shpreh afërsinë time shpirtërore familjarëve, të plagosurve, të shpërngulurve dhe të gjithë atyre, që vuajnë për shkak të kësaj ngjarjeje dramatike. Ju ftoj të bashkoheni me mua në lutje për viktimat e për të dashurit e tyre; ta themi së bashku FaleMarinë!”.

 

15 gusht 2018, 13:28