Kërko

Papa takohet me të rinjtë e Marshimit Françeskan

Papa u takua me të rinjtë e Marshimit XXXVIII Françeskan (Loreto-Asizi-Romë). U dha tri porosi, tri fjalë kyçe: udhë, gëzim, thirrje. E edhe një këshillë: “ruajuni nga hipokrizia!”.

Pjesëmarrësit në Marshimin XXXVIII Françeskan (Loreto-Asizi-Romë), sapo arritën në Qytetin e Amshuar, u takuan  me Papën Françesku. Njoftimin e dha Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, përmes një tweet-i, me tri porositë e Atit të Shenjtë, tri fjalë kyçe: udhë, gëzim, thirrje. E edhe një këshillë: “Ruajuni nga hipokrizia”.  

Marshimi

Bëhet fjalë, siç lexohet në kanalin zyrtar të Marshimit, për një “shtegtim të korpit e të shpirtit, një udhëtim në bukuri e në bashkësi, që i kapërcen lodhjen e të papriturat. Prandaj i mbledh bashkë çdo vit gjithë këta të rinj, të cilët dëshirojnë  të  bëjnë udhë shpirtërore, për t’i dhënë dritë jetës së tyre  të brendshme..

 

11 gusht 2018, 11:18