Kërko

  Papa përshëndet Sinodin valdez Papa përshëndet Sinodin valdez 

Papa Sinodit valdez: të dëshmojmë bamirësinë ndaj lazrave të sot

Të kumtojmë me dashuri e të lutemi njëzëri për bashkimin e plotë: këto, pikat kryesore të Mesazhit të Papës drejtuar Sinodit valdez.

R. SH. - Vatikan

Ta shkrijmë jetën për kumtimin e Jezusit, që do të jetë i besueshëm, nëse do të dëshmohet “në bamirësinë, posaçërisht ndaj lazrave të shumtë, që trokasin sot në portat tona”. Kështu shkruan Papa Françesku, në një mesazh drejtuar Sinodit të Kishave metodiste e valdeze, që u hap dje në Torre Pellice, të Torinos.

Të lutemi njëzëri, për bashkimin e plotë

Ati i Shenjtë uron t’i kërkohet së bashku Zotit që “gjithë të krishterët të mund të ecin me sinqeritetin e zemrës drejt bashkimit të plotë”, sepse vetëm duke iu përgjigjur thirrjes së Zotit  “për të qenë një gjë e vetme”, do të mund  ta kumtojnë më mirë Ungjillin”. Papa kujton me mirënjohje edhe takimet në Argjentinë dhe, kohët e fundit, në Torino e në Romë, duke i falënderuar për to.

28 gusht 2018, 18:44