Kërko

Papa kujtoi Shën Domenikun, shërbëtor besnik i Krishtit

Më 8 gusht është festa liturgjike e shën Domeniko Guzman, themelues i Urdhërit të Predikatarëve. Ua kujtoi edhe Papa besimtarëve të pranishëm në audiencën e përgjithshme, duke ua paraqitur si shembull nxitës e inkurajues në shërbim të Krishtit e të Kishës.

R. SH. - Vatikan

Kisha kujton sot, 8 gusht, Shën Domenikun Guzman, ndër shqiptarë Shën Deda, themelues i Urdhërit të Fretërve Predikatarë, që jetoi ndërmjet shekujve XII e XIII e që pushon në paqe në Bolonjë, ku vdiq më 1221:

“Një urim të posaçëm për ata, që e mbajnë këtë emër - tha sot Françesku në përfundim të audiencës së përgjithshme - emër i një shërbëtori besnik të Krishtit e të Kishës, inkurajues e nxitës për ne të gjithë”.

08 gusht 2018, 10:53