Papa Francesco in preghiera Papa Francesco in preghiera 

Papa Françesku: në heshtje të kundrojmë veprën e Zotit

Papa Françesku : "Në heshtje mësojmë të kundrojmë veprën e Zotit, që tejkalon gjithë imagjinatën tonë". Gjërat e vërteta lindin nga heshtja!

R.SH. - Vatikan

Në një tweet, botuar më 11 gusht në faqen papnore të internetit @Pontifex, Papa Françesku  shkruan: "Në heshtje mësojmë të kundrojmë veprën e Zotit, që tejkalon gjithë imagjinatën tonë".

Heshtja është e nevojshme edhe në Meshë, heshtja nuk është vetëm mungesë fjalësh, por na lejon të dëgjojmë disa zëra, si atë të zemrës e, sidomos, zërin e Shpirtit Shenjt Zot. E heshtja, që i paraprin lutjes, “na ndihmon ta përgatisim shpirtin e të mendojmë pse jemi aty”. Për këtë arsye, në katekizmin e audiencës së përgjithshme të 10 janarit 2018, në Vatikan, Papa Françesku i këshilloi meshtarët ta respektojnë atë çast heshtjeje e të mos ecin përpara me ngut.

Në heshtje, për t’ia hapur shpirtin Zotit

Heshtja,  nënvizoi Papa Bergolgio, nuk është thjesht “mungesë fjalësh, por përgatitje e shpirtit për të dëgjuar zëra të tjerë: atë të zemrës e, sidomos, zërin e Shpirtit Shenjt Hyj”. Në liturgjinë eukaristike, Papa Françesku kujton se “heshtja na ndihmon të përgatisim shpirtin e të mendojmë pse jemi aty”. “Ja atëherë, rëndësia e dëgjimit të shpirtit tonë, për t’ia hapur pastaj atë Zotit”. “Të lutemi’ e pastaj, heshtje. Ua këshilloj këtë meshtarëve. Pa këtë heshtje, ka rrezik ta lëmë mënjanë përgatitjen e shpirtit”.

Besimtari, në lutje, mëson se heshtja e kundrimi kanë një vlerë të jashtëzakonshme në jetë. Heshtja e kundrimi kanë një qëllim, shërbejnë për të ruajtur, në përhumbjen e jetës së përditshme, bashkimin e përhershëm me Zotin. Ky është qëllimi: që në shpirtin tonë bashkimi me Zotin të jetë gjithnjë i pranishëm e të na shndërrojë plotësisht. Prandaj Kisha na fton të kundrojmë veprat e Zotit në heshtje, sepse gjërat e vërteta lindin nga heshtja! 

12 gusht 2018, 14:35