Versioni Beta

Cerca

Vatican News
 Shën Stanislau Kostka Shën Stanislau Kostka 

Mesazhi i Papës në 450-vjetorin e vdekjes së Shën Stanislaut Kostka

Papa, në mesazhin drejtuar posaçërisht të rinjve, nënvizon: “Shën Stanislau ju mësoftë të mos keni frikë nga rreziqet dhe nga ëndrrat për lumturinë e vërtetë, gurrë e garanci e të cilave është Jezu Krishti. “Jezusi është Zot i rrezikimit e Zot i të shkuarit gjithnjë më përtej”.

R. SH. - Vatikan

Të dashur të rinj: jini guximtarë: “Bota ka nevojë për lirinë tuaj të shpirtit, për shikimin tuaj plot besim mbi ardhmërinë, etjen tuaj për të vërtetën, mirësinë, bukurinë”. Kështu shkruan Papa Françesku në mesazhin drejtuar imzot Piotr Libra, ipeshkëv i Plock, me rastin e 450-vjetorit të vdekjes së Stanislaut Kostka. Nxënës në noviciatin e jezuitëve në Romë, vdekur 18 vjeç nga një sëmundje e rëndë, Shën Stanislau  “është një nga bijtë më të ndritur  të Atdheut tuaj dhe të Shoqërisë së Jezusit”- pohon Papa në mesazh.

Liri nuk do të thotë të vraposh verbërisht

Papa Françesku u drejtohet të rinjve, Pajtor i të cilëve është Shën Stanislau, me fjalët: “Shenjti jua mëson këtë liri, që nuk është vrap i verbër, por aftësi për ta dalluar cakun e për të ndjekur rrugët më të mira të sjelljes në jetë. Ju mëson të kërkoni, para së gjithash, miqësinë me Jezusin; ta lexoni dhe ta meditoni Fjalën e Tij e ta mirëprisni në Eukaristi praninë e Tij përdëllyese e të pushtetshme, për t’u bërë ballë kushtëzimeve të mendësisë moderne”.

15 gusht 2018, 15:13