Kërko

Pope Francis' meeting with youths Pope Francis' meeting with youths 

Nëntëdhjetë mijë për Papën në Vatikan: "E keqja është të mos bësh mirë"

"Nuk mjafton të mos bësh të keqen për të qenë të krishterë të mirë; është e nevojshme të pranosh, t'i përmbahesh së mirës dhe të bësh mirë". Kështu ripohoi mes tjerash Papa Françesku, gjatë lutjes së mesditës të sotme të Engjëllit të Tënzot

R.SH. - Vatikan

"Nuk mjafton të mos bësh të keqen për të qenë të krishterë të mirë; është e nevojshme të pranosh, t'i përmbahesh së mirës dhe të bësh mirë". Kështu ripohoi mes tjerash Papa Françesku, gjatë lutjes së mesditës të sotme të Engjëllit të Tënzot, kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit, duke iu drejtuar të rinjve italianë, një turme që e mbushi përplot Sheshin e Vatikanit me rreth 90 mijë besimtarë, të cilëve ua besoi fjalët e Shën Palit: « Jini njëri për tjetrin të mirë, zemërdhimbshëm; faleni njëri‑tjetrin sikurse edhe Hyji ju fali ju në Krishtin”.

12 gusht 2018, 13:31