Kërko

2017_10_28 PAPA COMECE.jpg 2017_10_28 PAPA COMECE.jpg 

Comece: Ipeshkvijtë e BE-së i shprehin "mbështetjen, besnikërinë dhe besimin" Papës

Jean-Claude Hollerich:"Përballë sulmeve serioze kundër Kishës dhe personit të Ati i Shenjtë, Komisioni i Ipeshkvijve tё Bashkimit Evriopian (Comece) ripohon mbështetjen, besnikërinë dhe besimin ndaj Papёs Françesku".

R.SH. - Vatikan

"Përballë sulmeve serioze kundër Kishës dhe personit të Ati i Shenjtë, Komisioni i Ipeshkvijve tё Bashkimit Evriopian (Comece) ripohon mbështetjen, besnikërinë dhe besimin ndaj Papёs Françesku". Kёshtu thuhet në një mesazh të shkurtër nënshkruar nga Kryeipeshkvi Jean-Claude Hollerich, president i Komisionit tё Ipeshkvijve tё Bashkimit Evropian (COMECE), dhe botuar nga agjencia Sir.

COMECE, vazhdon teksti, "dënon përpjekjet për ndarjen e Kishës sё Krishtit dhe i fton të gjithë njerëzit me vullnet të mirë të punojnë, në fe, për zhvillimin e një bote sipas drejtësisë, së vërtetës dhe paqes".

31 gusht 2018, 17:17