Kërko

Të ndihmohen Meshtarët në misionin e tyre baritor – në Ndjetet e korrikut të Apostullimit të Uratës

Të lutemi, gjatë korrikut, që meshtarët, të cilët e jetojnë me lodhje e në vetmi punën e tyre baritore, të ndihmohen e të ngushëllohen nga miqësia me Zotin e me vëllezërit”.

R. SH. - Vatikan

“Lodhja e meshtarëve! A e dini sa herë mendoj për këtë?”. Me këto fjalë e nis Papa videomesazhin lidhur me ndjetet e Apostullimit të Lutjes për muajin korrik, kushtuar misionit të meshtarëve.

Meshtarët, me virtytet e të metat e tyre - vijon Papa - kryejnë  një shërbesë të vyer, në  fusha të ndryshme.

E, përballë gjithë këtyre fronteve të hapura, nuk mund të ndalen pas ndonjë zhgënjimi.

Në këtë çast është mirë të kujtojmë se njerëzit  i duan barinjtë e tyre, kanë nevojë për ta, për t’ua zbrazur zemrën.

Të lutemi prandaj, gjatë korrikut - i fton Papa besimtarët - që meshtarët, të cilët  e jetojnë me lodhje e në vetmi punën e tyre baritore, të ndihmohen e të ngushëllohen nga miqësia me Zotin e me vëllezërit”.

03 korrik 2018, 16:35