Versioni Beta

Cerca

Vatican News

Papa: Shën Nënë Tereza, shembull për ditët tona

Duke folur për përmbysjen e çdo skeme njerëzore në duart e Zotit e duke bërë thirrje për ta jetuar fenë kryesisht me vepra, e jo vetëm me fjalë, Papa, në takimin Engjëllit të Tënzot të së dielës, kujtoi përsëri shembullin e shkëlqyer të Shën Nënë Terezës.

R. SH. - Vatikan

Format, përmes të cilave vjen hiri i Tënzot, shpesh herë nuk përkojnë me pritjet tona, me shpresat tona - pohoi Françesku gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot. - E për ta konkretizuar këtë mendim, kujtoi përsëri shembullin e shkëlqyer të Nënë Terezës:

“Nënë Tereza, një murgeshë imcake - që dukej sikur s’vlente asnjë pare - që endej rrugëve duke mbledhur njerëz në fill të mortjes, për t’u siguruar një fund të denjë... Pikërisht kjo Motër vocrrake, me lutjen e veprimtarinë e saj, bëri mrekulli! Vogëlsia e një gruaje e revolucionarizoi veprimtarinë bamirëse në Kishë. E mbeti shembull edhe për ditët tona”.

09 korrik 2018, 12:31