Kërko

VATICAN-RELIGION-ANGELUS-POPE VATICAN-RELIGION-ANGELUS-POPE 

Papa: "Mjaft mbytjes sё emigrantëve, thirrje komunitetit ndërkombëtar pёr tё vepruar menjëherë"

Thirrje e re e Papёs Françeskut gjatë Engjëllit Tёnzot drejtur komunitetit ndërkombëtar: "Tё garantohet sigurimi, respektimi i të drejtave dhe dinjiteti i të gjithëve". «Le tё shqetësohemi e t’i përballojmë problemet dhe vuajtjet e të tjerëve».

R. SH - Vatikan

Në mbarim të lutjes sё Engjëllit Tёnzot, kremtuar sot nё mesditë nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan, Papa Françesku i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të angazhohet për të parandaluar tragjedi të tjera e tё reja në det.

Në zemër të Papёs Françeskut janё tragjeditë e botës, e posaçërisht tragjeditë që përfshijnë emigrantët, shpesh pre e trafikantëve tё qenieve njerëzore. Në përfundim të lutjes sё Engjëllit Tёnzot Ati Shenjt Bergolgio i kujtoi mbytjet e anijeve tё fundit të ngarkuara me emigrantë në Mesdhe.

Tё veprohet pa humbur kohё për t’i shmangur tragjeditë e detit

Njё apel tё fuqishëm Papa Françesku ia drejtoi bashkësisë ndërkombëtare për të vepruar me vendosmeri dhe shpejtësi: "Të dashur vëllezër dhe motra, këtyre javëve tё fundit mё kanë ardhur lajme dramatike qё flasin pёr mbytjen e anijeve të ngarkuara me emigrantë në ujërat e Mesdheut. Shpreh dhimbjen time para tragjedive të tillë dhe siguroj lutjen ime drejtuar Zotit për të zhdukurit dhe familjet e tyre.

Ia drejtoj thirrjen time, me pikëllim nё zemёr, komunitetin ndërkombëtar për të vepruar me vendosmëri dhe menjëherë qё të mos ndodhin mё tragjedi të ngjashme, dhe për të garantuar sigurinë, respektimin e të drejtave dhe dinjitetin e të gjithëve" .

Fjalët e Papёs Bergoglio lidhen në mënyrë ideale me ftesën që gjatё katekizmit ai vetë i pati drejtuar çdo tё krishteri për të përmbushur misionin e marrjes së përgjegjësisë "për problemet, vuajtjet dhe vështirësitë qё ka i afërmit jonë".

22 korrik 2018, 16:56