Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Kardinali Luis Antonio Tagle me Papën Françesku Kardinali Luis Antonio Tagle me Papën Françesku 

Papa, Konferencës V mbi ungjillëzimin e ri: të jeni misionarë në Azi

Përballoni sfidën e shndërrimit misionar jo vetëm në Filipine, por në gjithë kontinentin aziatik e më tej: ky, mandati i Papës Françesku për 5 mijë pjesëmarrësit e Konferencës V mbi ungjillëzimin e ri, e cila vijon në Manila të Filipineve, nga 18 deri më 22 korrik.

R.SH. - Vatikan

Me këtë rast, Ati i Shenjtë u dërgon “urime të përzemërta” të gjithë pjesëmarrësve, përmes një mesazhi për nuncin apostolik të vendit, imzot Gabriele Caccia, lexuar në meshën e përurimit nga kryeipeshkvi i Manilës, kardinali Luis Antonio Tagle. Duke kujtuar Nxitjen Apostolike “Evangelii Gaudium”, Ati i Shenjtë nënvizon sa “e rëndësishme është që sot Kisha të dalë për t’ua kumtuar Ungjillin të gjithëve, në të gjitha vendet, në të gjitha rastet, pa vonesë, pa shtyrje e pa frikë”, sepse “gëzimi i Ungjillit është për gjithë popullin, nuk mund të përjashtojë askënd”.

Famullia, puna, familja, ndër temat në shqyrtim

         Konferenca ka si objektiv t’u ofrojë pjesëmarrësve përvojën gjithëpërfshirëse të Jezusit, të Kishës e të misionit. “Është mundësi për të qëndruar të ngulur fort në Jezusin”, shpjegoi kardinali Tagle, duke nënvizuar se “nuk ka ungjillëzim, nëse nuk i shtrijmë rrënjët gjithnjë e më shumë në personin e Lajmit të Mirë, në Jezusin. Ai është vetë Ungjilli”. Përveç seksioneve të përgjithshme, punimet e Konferencës – edicioni i parë i së cilës i takon vitit 2013 – do të përqendrohen mbi tema të ndryshme: famullia, arsimi, puna, familja, të rinjtë, mediat dixhitale dhe rrjetet shoqërore, katekizmi, misioni, shërbimet e reja.

19 korrik 2018, 17:28