Kërko

Zjarr në Greqi Zjarr në Greqi 

Papa Françesku: telegram ngushëllimi për Greqinë e Laosin

Greqia e Laosi, në qendër të dy telegrameve të Papës Françesku, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin.

R.SH. - Vatikan

Në Greqi, numri i viktimave nga zjarri, që ka përfshirë rajonin e Atikës, e ka kaluar 60-shin; ndërsa në Laos, përmbytje të mëdha e shembja e një dige në jug të vendit, kanë shkaktuar dëme e viktima, deri tani, të pallogaritshme.

Fjalët e Papës për Greqinë

         “Thellësisht i trishtuar për zjarrin në Greqi”, Ati i Shenjtë shpreh solidaritetin e tij me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi. “Në veçanti, ai ia rekomandon viktimat dashurisë së mëshirshme të Zotit të Gjithpushtetshëm dhe inkurajon autoritetet civile e personelin e emergjencës në punën e tyre për shpëtimin e njerëzve”.

Fjalët e Atit të Shenjtë për Laosin

         E pasi mësoi me trishtim për humbjen e sa e sa jetëve dhe për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet serioze në juglindje të Laosit, pas shembjes së një dige, Ati i Shenjtë shpreh solidaritetin e tij në një telegram tjetër, drejtuar autoriteteve kishtare e civile lokale. “Shenjtëria e Tij - thuhet në tekst – lutet veçanërisht që të vdekurit të pushojnë në paqe, të plagosurit të shërohen sa më shpejt dhe ata, të cilët kanë humbur të dashurit e kanë frikë për jetën e personave të tjerë, të gjejnë ngushëllim tek Zoti”. Në të dyja rastet, si për Greqinë, ashtu edhe për Laosin, Papa Françesku u çon të gjithëve bekimin e tij apostolik.

Photogallery

Gjendja në Greqi e në Laos
24 korrik 2018, 16:39