Kërko

2018.07.05 Paolo Ruffini 2018.07.05 Paolo Ruffini 

Papa emëron gazetarin Paolo Ruffini Prefekt të Dikasterit të Vatikanit për media

Paolo Ruffini 61 vjeç, ka lindur në Palermo, është i martuar dhe punon si gazetar profesionist që pothuajse 40 vjet, deri tani ishte drejtor i TV2000.

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku ka emëruar prefekt të ri të Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Komunikim gazetarin italian Paolo Ruffini, deri tani drejtor i TV2000, rrjetit televiziv të Konferencës Episkopale Italiane, 106 ditë pas dorëheqjes së Mons. Dario Edoardo Viganò nga udhëheqja e Sekretarisë së atëhershëm për Komunikim.

I lindur në Palermo më 4 tetor 1956, Ruffini u diplomua në Drejtësi në Universitetin ‘La Sapienza’ të Romës. Është gazetar profesionist që nga viti 1979. Është martuar në vitin1986 me Maria Argenti. Ka punuar si gazetar edhe në shtyp, për të përditshmen italiane ‘Il Mattino’ të  Napolit (1979-1986); ‘Il Messaggero’ të Romës (1986-1996); në sektorin e radios: Giornale Radio Rai (1996-2002); Kanalin e parlamentit Gr (1998-2002); Radio 1 (1999-2002); Radio Inblu (2014-2018); dhe në televizion: Rai3 (2002-2011); L7 (2011-2014); Tv2000 (2014-2018).

Paolo Ruffini ka fituar disa shpërblime në fushën e gazetarisë dhe ka marrë pjesë në konferenca e në simpoziume të shumta studimi mbi rolin e të krishterëve në informacion, mbi etikën e komunikimit dhe mbi mediat e reja.

05 korrik 2018, 12:52