Ndërpriten, në korrik, Audiencat e përgjithshme të Papës
R. SH. - Vatikan
Ashtu si në vitet e kaluara, audiencat e përgjithshme të së mërkurës do të ndërpriten për gjithë muajin korrik. Do të rifillojnë në gusht, në Sallën Pali VI.
I vetmi takim publik mbetet lutja e Engjëllit të Tënzot e së dielës
Meshët e mëngjesit të Papës me grupe besimtarësh, në Shën Martë, ndërpriten në korrik e gusht. Rifillojnë në shtator.
Gjatë pushimeve verore parashikohen dy shtegtime të Françeskut: i pari, të shtunë, më 7 korrik, në Bari, për takimin e Papës me Krerët e Kishave dhe të bashkësive të krishtera të Lindjes së Mesme me titull: “Paqja qoftë me ty! Të krishterët, së bashku për Lindjen e Mesme”. I dyti, më 25 e 26 gushtin e ardhshëm. Është shtegtimi apostolik në Irlandë, me rastin e takimit Botëror të Familjeve, që do të mbahet në Dublin.