Medalja zyrtare e 6-vjetorit të papnisë së Françeskut Medalja zyrtare e 6-vjetorit të papnisë së Françeskut 

Del medalja zyrtare e 6-vjetorit të papnisë së Françeskut

Duke filluar që sot, pranë Administratës së Trashëgimisë së Selisë Apostolike e të Shtetit të Vatikanit, si edhe në lokalet e Shtëpisë Botuese të Vatikanit, mund të blihet medalja e 6-vjetorit të papnisë së Françeskut.

R.SH. - Vatikan

Medalja, vepër e Chiara Principe, ka në njërën anë, një pëllumb, nga i cili dalin e përhapen fasha koncentrike me dritë, që ndriçojnë stemën papnore dhe të kujtojnë simbolikën e dhuratave të Shpirtit Shenjt për Kishën. Poshtë, emri i artistes. Anash, shkrimi “E civitate vaticana”, me numrin e medaljes.

         Nga ana tjetër e medaljes, në pjesën e sipërme, triumfon paqja e paraqitur nga dega e ullirit e nga përqafimi i një nëne për fëmijën. Ndërkaq, lufta zë vend në pjesën e poshtme, ku gjejmë tela me gjemba, simbol i dhunës. Dy skenarët, diametralisht të kundërt, ndahen nga një lulëkuqe, simbol tradicional i të rënëve në luftë. Fraza “Asgjë s’humbet me paqen. Gjithçka mund të humbasë me luftën”, është marrë nga radiomesazhi i Papës Piu XII, më 24 gusht 1939. Një shekull pas përfundimit të Konflitit I Botëror, zgjedhja ndërmjet paqes e luftës është akoma, për të gjithë, dramatikisht e përditshme.

         Ҫdo ekzemplar shoqërohet me çertifikatë garancie, e cila është e pajisur me numër dhe me vulën e thatë të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit dhe të Institutit Poligrafik të shtetit italian.

26 korrik 2018, 14:54