VATICAN PRIVATE AUDIENCE VATICAN PRIVATE AUDIENCE 

Urdhri i Maltës, Mjeshtri i Madh te Papa: 30 minuta bisedë mbi reformën e refugjatët

«Më në fund mund të takohemi». Papa Françesku e priti, sot paradite në Vatikan, me spontanitet të madh, fra Giacomo Dalla Torre të Tempullit të Sanguinetto-s, Mjeshtër i Madh i Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës. Audiencë e përzemërt e Papës Françesku me Giacomo Dalla Torre. "Shenjtëria juaj, po bëjmë përpjekje për t’i zbatuar fjalët tuaja"

R. SH. - Vatikan

Audiencë e përzemërt e Papës Françesku me Giacomo Dalla Torre,  zgjedhur më 2 maj Mjeshtër i Madh i Urdhrit të Maltës, i cili u paraqit  në veshje civile: "Shenjtëria juaj,  po bëjmë përpjekje për t’i zbatuar fjalët tuaja"

«Më në fund mund të takohemi». Papa Françesku e priti, sot paradite në Vatikan, me spontanitet të madh, fra Giacomo Dalla Torre të Tempullit të Sanguinetto-s, i cili më 2 maj u zgjodh Mjeshtër i Madh i Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës.

Një audiencë që zhvillohet, sipas traditës , në pragun e festës së Shën Gjon Pagëzuesit, shenjtit mbrojtës qiellor të Urdhrit të Maltës, që festohet më 24 qershor. Në audiencën që u mbajt në orën 10.30, Dalla Torre nuk mbante xhaketën e kuqe tradicionale të Urdhrit, por ishte në një kostum gri, shoqëruar nga një delegacion prej njëmbëdhjetë anëtarëve, bisedoi privatisht me Papën Françesku për rreth 30 minuta.

Aktivitetet e kryera në fushën humanitare dhe diplomatike nga Urdhri i Maltës gjatë vitit të kaluar, qenë tema që u trajtuan gjatë bisedimeve. Papës Bergoglio – njofton zyra e shtypit e Vatikanit - iu prezantua angazhimi për ndihmën e mijëra refugjatëve që ikin nga luftërat dhe varfëria përgjatë rrugëve të Detit Mesdhe dhe aktivitetet e shpëtimit e të asistencës që u realizuan gjatë vitit 2008 nga ‘Trupat Italiane të Ndihmës së Urdhrit të Maltës’ në bordin e anijeve të autoriteteve italiane, si dhe aktivitetet mjekësore në rajonet që kufizojnë me Sirinë, si Turqia, Iraku dhe Libani, ku një spital dhe 10 qendra mjekësore sigurojnë kujdesin dhe kurat mjekësore për personat e shpërngulur. Pastaj u fol përsëri rreth projekteve në Afrikën Sub-Sahariane, ku po shpërthejnë luftërat që janë harruar.

Edhe ndihma për fëmijët ishte gjithashtu një temë qendrore e takimit, gjatë të cilit Papa Françesku - shpjegon njoftimi i zyrës së shtypit të Vatikanit - deshi të njihej nga afër me zhvillimet e veprimtarisë së Urdhrit të Maltës në Lindjen e Mesme. Mjeshtri i Madh e informoi Papën me punën e Spitalit të ‘Familjes së Shenjtë’ në Betlehem, një spital neonatal që përveç pritjes së fëmijëve të parakohshëm ose të sëmurë rëndë, në vitin 2017 ka regjistruar mbi 4 mijë lindje.

Papa Françesku e inkurajoi Mjeshtrin e Madh të Urdhrit të Maltës "të ecët përpara me guxim" në misionin tashmë të njohur kudo në botë. Në të gjitha fushat. Gjithashtu edhe në procesin e reformimit të Kartës Kushtetuese të Urdhrit të Maltës (një temë që e ka përzemër), nisur në vitin 2017 e që "synon të pajisë Urdhrin me një strukturë rregulloresh që i mundëson të ballafaqohet jo vetëm me të sotmen, por edhe me të ardhmen në një bote që ndryshon me shpejtësi".

22 qershor 2018, 17:18