Versioni Beta

Cerca

VaticanNews

Ura lutjeje për paqen, katër vjet pas nismës në Vatikan

Katër vjet pas takimit historik të Papës Françeseku me presidentët e Izraelit e të Palestinës, mbajtur në Vatikan më 8 qershor 2014, Forumi ndërkombëtar i Veprimit katolik propozoi përsëri nismën “Një minut për paqen”.

R. SH. - Vatikan

“Për të bërë paqe duhet guxim, shumë më tepër, sesa për të bërë luftë”. Ishte 8 qershori i vitit 2014. Në kornizën sugjestive të Kopshteve të Vatikanit, pak javë pas shtegtimit në Tokën Shenjte, Papa Françesku ftoi presidentët Shimon Perez dhe Mahmoud Abbas për të kërkuar dhuratën e paqes ndërmjet popujve izraelit e palestinez. Pas një takimi privat në Shën Martë, nisi edhe “lutja për paqen”, në praninë e delegacioneve përkatëse dhe të patrikut ekumenik Bartolomeu I.

Një minut për paqen

Kanë kaluar katër vjet nga ky takim historik e zelli dhe shpresat për paqen, ndonëse gjithnjë të përmbajtura nga faktet e kronikës, nuk e kanë humbur gjallërinë. Prej këndej, Forumi ndërkombëtar i Veprimit Katolik e ripropozoi  nismën “Një minut për paqen”, me ftesën: “Të ndalohemi një minut, në orën 13.00, e të lutemi për dhuratën e paqes, për fat të keq, ende e kërcënuar në shumë vende të botës”. Në këtë minut u kujtuan në lutjen e përbotshme, posaçërisht katër vende në konflikt: Kulumbia, Mianmari, Ukraina dhe Burundi.

08 qershor 2018, 13:36